+ -

عن أبي هريرة رضي الله عنه عن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيَقُلْ خَيْرًا أَوْ لِيَصْمُتْ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيُكْرِمْ جَارَهُ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيُكْرِمْ ضَيْفَهُ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 47]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 47]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se robi që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, në të cilën do të kthehet dhe në të cilën do të shpërblehet në varësi të veprave të tij, është ai, besimi i të cilit e nxit që t'i bëjë këto virtyte:
1. Fjala e mirë: tesbihu (lartësimi i Allahut - subhanallah), tehlili (la ilahe il-lallah), urdhërimi për të mirë, ndalimi i së keqes dhe pajtimi ndërmjet njerëzve. E, nëse nuk e bën këtë, atëherë le të heshtë, të mos lëndojë askënd dhe ta ruajë gjuhën.
2. Nderimi i fqinjit: duke i bërë mirë dhe duke mos e dëmtuar.
3. Nderimi i mysafirit që vjen për të të vizituar, duke i folur fjalë të mira, duke i shërbyer ushqim e kështu me radhë.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit është baza e çdo të mire dhe nxit drejt çdo mirësie.
  2. Paralajmërim kundër veseve të gjuhës.
  3. Feja islame është fe e dashamirësisë dhe fisnikërisë.
  4. Këto virtyte janë nga degët e besimit dhe nga virtytet e larta.
  5. Të folurit e tepruar mund të dërgojë në atë që është e papëlqyeshme ose e ndaluar. Njeriu shpëton kur nuk flet, përveç nëse është më mirë që të flitet.