عن جرير بن عبد الله رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«مَنْ لَا يَرْحَمِ النَّاسَ لَا يَرْحَمْهُ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 2319]
المزيــد ...

Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 2319]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se atë që nuk i mëshiron njerëzit, nuk do ta mëshirojë Allahu i Lartmadhëruar. Mëshira që robi e tregon ndaj njerëzve është një nga shkaqet më të mëdha me të cilat fitohet mëshira e Allahut të Lartësuar.

Mësime nga hadithi

  1. Mëshira kërkohet me të gjitha krijesat, por njerëzit janë përmendur në mënyrë specifike, për t'i kushtuar rëndësi.
  2. Allahu është Mëshirëploti, që i mëshiron robërit e Tij të mëshirshëm, prandaj shpërblimi është sipas llojit të veprës.
  3. Mëshira ndaj njerëzve përfshin dërgimin e së mirës tek ata, largimin e së keqes prej tyre dhe trajtimin e tyre në formën më të mirë.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)