عن أبي هريرة رضي الله عنه عن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيَقُلْ خَيْرًا أَوْ لِيَصْمُتْ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيُكْرِمْ جَارَهُ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيُكْرِمْ ضَيْفَهُ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 47]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 47]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se robi që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, në të cilën do të kthehet dhe në të cilën do të shpërblehet në varësi të veprave të tij, është ai, besimi i të cilit e nxit që t'i bëjë këto virtyte:
1. Fjala e mirë: tesbihu (lartësimi i Allahut - subhanallah), tehlili (la ilahe il-lallah), urdhërimi për të mirë, ndalimi i së keqes dhe pajtimi ndërmjet njerëzve. E, nëse nuk e bën këtë, atëherë le të heshtë, të mos lëndojë askënd dhe ta ruajë gjuhën.
2. Nderimi i fqinjit: duke i bërë mirë dhe duke mos e dëmtuar.
3. Nderimi i mysafirit që vjen për të të vizituar, duke i folur fjalë të mira, duke i shërbyer ushqim e kështu me radhë.

Mësime nga hadithi

  1. Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit është baza e çdo të mire dhe nxit drejt çdo mirësie.
  2. Paralajmërim kundër veseve të gjuhës.
  3. Feja islame është fe e dashamirësisë dhe fisnikërisë.
  4. Këto virtyte janë nga degët e besimit dhe nga virtytet e larta.
  5. Të folurit e tepruar mund të dërgojë në atë që është e papëlqyeshme ose e ndaluar. Njeriu shpëton kur nuk flet, përveç nëse është më mirë që të flitet.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (66)