1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Besimtari nuk duhet ta urrejë (gruan e vet) besimtaren; nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, i pëlqen një sjellje tjetër.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي لله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَا يَفْرَكْ مُؤْمِنٌ مُؤْمِنَةً، إِنْ كَرِهَ مِنْهَا خُلُقًا رَضِيَ مِنْهَا آخَرَ» أَوْ قَالَ: «غَيْرَهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Besimtari nuk duhet ta urrejë (gruan e vet) besimtaren; nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, i pëlqen një sjellje tjetër.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1469

Shpjegimi

Profeti ﷺ ia ka ndaluar burrit që të urrejë gruan aq shumë, saqë kjo të shpjerë në padrejtësi, braktisje dhe neglizhim ndaj saj. Njeriu natyrshëm është i mangët, andaj, nëse urren një sjellje të keqe (të gruas së vet), do të gjejë tek ajo një sjellje tjetër të mirë, kështu që ai duhet të kënaqet me të mirat që i përshtaten dhe të jetë i durueshëm me të keqen që nuk i pëlqen, gjë që e bën atë të jetë i durueshëm dhe të mos e urrejë atë aq shumë, saqë kjo të shpjerë drejt ndarjes prej saj.

Mësime nga hadithi

  1. Thirrje që besimtari të jetë i drejtë dhe t'i referohet arsyes, sa herë që lind ndonjë mosmarrëveshje midis tij dhe gruas, e të mos i referohet emocioneve dhe ndjenjave të përkohshme.
  2. Besimtari nuk duhet ta urrejë besimtaren (gruan e vet) në mënyrë absolute duke e shtyrë kjo që të ndahet me të, përkundrazi, ai duhet të anashkalojë atë gjë që urren dhe të fokusohet tek ajo gjë që e pëlqen.
  3. Inkurajimi për të kaluar një jetë të mirë bashkëshortore.
  4. Besimi thërret drejt virtyteve të larta morale. Pra, asnjë besimtar ose besimtare nuk mund të jetë pa asnjë sjellje të mirë, pasi besimi bën që te të dy bashkëshortët të ekzistojnë cilësi të mira në mënyrë të pashmangshme.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية