1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤْمِنينَ رَضِي اللهُ عنْها قَالَتْ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«أَيُّمَا امْرَأَةٍ نَكَحَتْ بِغَيْرِ إِذْنِ مَوَالِيهَا، فَنِكَاحُهَا بَاطِلٌ -ثَلَاثَ مَرَّاتٍ- فَإِنْ دَخَلَ بِهَا فَالْمَهْرُ لَهَا بِمَا أَصَابَ مِنْهَا، فَإِنْ تَشَاجَرُوا فَالسُّلْطَانُ وَلِيُّ مَنْ لَا وَلِيَّ لَهُ».

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 2083

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi se një grua nuk duhet ta japë veten në martesë, pa lejen e kujdestarëve të saj, dhe se martesa e saj konsiderohet e pavlefshme, ku këtë gjë e përsëriti tri herë, sikur martesa të mos kishte ndodhur fare.
Nëse ai që është martuar me të, pa lejen e kujdestarit të saj, ka kryer marrëdhënie me të, atëherë ajo ka të drejtë të marrë të gjithë mehrin (dhuratën martesore) për shkak të marrëdhënive intime që ka pasur me të.
Nëse kujdestarët polemizojnë për kujdestarinë e kontratës së martesës dhe janë të barabartë në këtë drejtim, atëherë kontrata i takon atij prej tyre që e fillon i pari, me kusht që kjo të bëhet duke pasur parasysh interesin më të mirë të saj. Nëse kujdestari refuzon ta martojë atë, atëherë është sikur ajo të mos ketë kujdestar; në këtë rast, sundimtari ose përfaqësuesi i tij, si gjykatësi dhe të ngjashmit me të, bëhet kujdestar i saj. Përndryshe, sundimtari nuk ka kujdestari, nëse është i pranishëm një kujdestar legjitim.

Mësime nga hadithi

  1. Kujdestari ligjor është kusht për vlefshmërinë e martesës, dhe është transmetuar nga Ibën Mundhiri se asnjë nga shokët e Profetit ﷺ nuk është i njohur të ketë pasur një mendim tjetër nga ky.
  2. Në rast të një martese të pavlefshme, gruaja ka të drejtë të marrë mehrin në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve intime me të.
  3. Sundimtari është kujdestari ligjor i çdo gruaje, që nuk ka kujdestar, qoftë sepse ai nuk ekziston fare, ose për shkak se ai e pengon atë nga martesa.
  4. Sundimtari konsiderohet si kujdestar i atij që nuk ka kujdestar, në rast kur kujdestari është i papranishëm, ose nuk mund të përmbushë rolin e tij. Gjyqtari e luan rolin e sundimtarit, pasi ai është përfaqësuesi i tij në çështje të tilla.
  5. Kujdestaria në martesën e një gruaje nuk do të thotë se ajo nuk ka të drejta; përkundrazi, ajo ka të drejta, dhe kujdestari i saj nuk lejohet ta martojë atë pa lejen e saj.
  6. Kushtet e një martese të vlefshme janë: 1. Identifikimi i secilit prej bashkëshortëve përmes shenjave, emrit, përshkrimit etj. 2. Pëlqimi i ndërsjellë i të dy bashkëshortëve. 3. Kujdestari ligjor i gruas është ai që përmbyll kontratën e martesës në emër të saj. 4. Dëshmitarët duhet të dëshmojnë për kontratën e martesës.
  7. Kushtet që duhet t'i plotësojë kujdestari që përmbyll kontratën e martesës janë: 1. Shëndeti mendor. 2. Të jetë mashkull. 3. Të jetë i rritur, duke arritur moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ose duke arritur moshën e pjekurisë seksuale. 4. Të ketë të njëjtën fe, pasi askush që është jobesimtar nuk ka të drejtë kujdestarie mbi një besimtar ose një besimtare, po ashtu asnjë besimtar nuk ka të drejtë kujdestarie mbi një jobesimtar ose një jobesimtare. 5. Të jetë kompetent (al. adaleh) dhe jo i pabindur (ar. el fisk), dhe këtu është e mjaftueshme që ai të veprojë me qëllimin e sigurimit të interesit më të mirë të gruas, që ka përgjegjësinë ta martojë. 6. Kujdestari të jetë i mençur dhe jo mendjelehtë, do të thotë të ketë aftësinë të dallojë përshtatshmërinë e bashkëshortit të mundshëm dhe të kuptojë interesat që janë të përfshira në martesë.
  8. Kujdestarët ligjorë të gruas për martesë kanë një rend të caktuar, sipas juristëve muslimanë, dhe nuk lejohet të anashkalohet kujdestari më i afërt përveç nëse ai mungon ose nuk i plotëson kushtet e nevojshme. Kujdestari i gruas është: babai i saj, pastaj kujdestari që ai ka caktuar për të, pastaj gjyshi i saj nga babai dhe gjithë paraardhësit e tij, pastaj djali i saj, pastaj djemtë e djalit të saj deri te të gjithë pasardhësit, pastaj vëllai i saj nga të dy prindërit, pastaj vëllai i saj nga babai, pastaj djemtë e tyre, pastaj xhaxhai i saj nga të dy prindërit, pastaj xhaxhai i saj nga babai, pastaj djemtë e tyre, pastaj mashkulli më i afërt nga asabeh (të afërmit meshkuj që trashëgojnë), pastaj sundimtari musliman ose përfaqësuesi i tij, si gjykatësi, i cili bëhet kujdestar i asaj që nuk ka kujdestar.

Shfaq përkthimet

48 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية