عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيِّ رضي الله عنه قَالَ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي أَضْحَى أَوْ فِطْرٍ إِلَى المُصَلَّى، فَمَرَّ عَلَى النِّسَاءِ، فَقَالَ:
«يَا مَعْشَرَ النِّسَاءِ، تَصَدَّقْنَ، فَإِنِّي أُرِيتُكُنَّ أَكْثَرَ أَهْلِ النَّارِ» فَقُلْنَ: وَبِمَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: «تُكْثِرْنَ اللَّعْنَ، وَتَكْفُرْنَ العَشِيرَ، مَا رَأَيْتُ مِنْ نَاقِصَاتِ عَقْلٍ وَدِينٍ أَذْهَبَ لِلُبِّ الرَّجُلِ الحَازِمِ مِنْ إِحْدَاكُنَّ»، قُلْنَ: وَمَا نُقْصَانُ دِينِنَا وَعَقْلِنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: «أَلَيْسَ شَهَادَةُ المَرْأَةِ مِثْلَ نِصْفِ شَهَادَةِ الرَّجُلِ» قُلْنَ: بَلَى، قَالَ: «فَذَلِكِ مِنْ نُقْصَانِ عَقْلِهَا، أَلَيْسَ إِذَا حَاضَتْ لَمْ تُصَلِّ وَلَمْ تَصُمْ» قُلْنَ: بَلَى، قَالَ: «فَذَلِكِ مِنْ نُقْصَانِ دِينِهَا».
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 304]
المزيــد ...
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli në namazgjah për Bajramin e Kurbanit, - ose ka thënë: Fitrit, - dhe kaloi pranë grave e u tha:
“O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).” - "E çfarë mangësie ka në fenë dhe mendjen tonë, o i Dërguari i Allahut?" - pyetën ato. - “A nuk konsiderohet dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?” - i pyeti Profeti ﷺ. - Po, ashtu është, - thanë ato. - “Kjo konsiderohet mangësi në mendje. Po ashtu, kur i vijnë menstruacionet, a nuk e lë namazin dhe agjërimin?” - Po, ashtu është, - thanë gratë. - “Kjo konsiderohet mangësi në fe”, - u tha Profeti ﷺ.”
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 304]
Profeti ﷺ doli në namazgjah ditën e Bajramit. Ai kishte premtuar që t’u mbante një hutbe të veçantë grave dhe e përmbushi premtimin e tij atë ditë. Ai tha: O ju gra, jepni sadaka (dhe kërkoni shpesh falje nga Allahu), sepse të dyja janë prej shkaqeve më të mëdha që fshijnë mëkatet. Vërtet, unë ju pashë në Natën e Israsë se ju ishit shumica e banorëve të Zjarrit.
Atëherë një grua nga mesi i tyre, e mençur, largpamëse dhe e respektuar, tha: "O i Dërguar i Allahut, përse ne jemi shumica e banoreve të Zjarrit?"
Ai tha: "Për disa arsye: ju shpesh mallkoni dhe përdorni fjalë fyese, dhe mohoni të drejtat e burrave tuaj." Pastaj Profeti ﷺ i përshkroi, duke thënë: "Nuk kam parë askënd me mangësi në mendje dhe në fe, që të jetë më dominues ndaj një njeriu të mençur, të arsyeshëm, të vendosur dhe të përmbajtur sesa ju."
Ajo tha: "O i Dërguar i Allahut, cila është mangësia në mendje dhe në fe?"
Ai tha: "Sa i përket mangësisë në mendje, ajo është fakti se dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri; kjo është ajo që nënkuptohet me mangësi në mendje. Sa i përket mangësisë në fe, ajo është pakësimi i veprave të mira, sepse gruaja kalon net dhe ditë pa falur namaz për shkak të menstruacioneve dhe agjëron më pak ditë në Ramazan për të njëjtën arsye; kjo është ajo që nënkuptohet me mangësi në fe. Megjithatë, ato nuk kritikohen dhe as nuk janë përgjegjëse për këtë, sepse kjo është pjesë e natyrës së tyre, ashtu siç njeriu është krijuar i atillë që e do pasurinë, nxiton në çështjet e tij, është i paditur dhe me cilësi të tjera të ngjashme. Megjithatë, kjo është përmendur si paralajmërim ndaj mahnitjes pas tyre.