عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«حُجِبَتِ النَّارُ بِالشَّهَوَاتِ، وَحُجِبَتِ الْجَنَّةُ بِالْمَكَارِهِ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 6487]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 6487]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith se Zjarri është i rrethuar nga gjëra që i dëshiron shpirti, bie fjala, kryerja e gjërave të ndaluara ose lënia pas dore e vaxhibeve (obligimeve fetare); andaj, kushdo që ndjek tekat dhe dëshirat e veta në këtë, e meriton Zjarrin. Ndërkaq, Xheneti është i rrethuar me gjëra që shpirti i urren, si: vazhdimësia në gjërat e urdhëruara, lënia e gjërave të ndaluara dhe durimi në këtë gjë, kështu që, nëse përpiqet për këtë, meriton të hyjë në Xhenet.

Mësime nga hadithi

  1. Një nga shkaqet e rënies në epshe është se shejtani e zbukuron të keqen dhe të shëmtuarën, që shpirti ta shohë si të mirë e të priret drejt saj.
  2. Urdhri për t'u larguar nga dëshirat e ndaluara, sepse është rruga për në Zjarrin e Xhehenemit dhe durimi gjatë vështirësive, sepse është rruga për në Xhenet.
  3. Vlera e vetëpërmbajtjes, zellit në adhurim dhe durimit gjatë vështirësive që i rrethojnë adhurimet.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)