عن ابن مسعود رضي الله عنه قال: قال النبي صلى الله عليه وسلم:
«الْجَنَّةُ أَقْرَبُ إِلَى أَحَدِكُمْ مِنْ شِرَاكِ نَعْلِهِ، وَالنَّارُ مِثْلُ ذَلِكَ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 6488]
المزيــد ...

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 6488]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Xheneti dhe Zjarri janë afër njeriut, si lidhësja e këpucëve që është në pjesën e sipërme të këmbës, sepse ai mund të bëjë një vepër e ta fitojë kënaqësinë e Allahut të Lartmadhëruar e përmes saj të futet në Xhenet, ose të bëjë një gjynah e të jetë shkak për të hyrë në Zjarr.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për hair, sado i paktë që të jetë, si dhe kërcënimi nga sherri, sado i paktë që të jetë.
  2. Muslimani medoemos gjatë jetës së tij duhet të bashkojë shpresën e frikën dhe gjithmonë ta lusë Allahun e Lartësuar që të jetë i palëkundur në të vërtetën, që të shpëtojë e të mos mashtrohet nga gjendja e tij.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)