+ -

عَنْ أَبِي قَتَادَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الرُّؤْيَا الصَّالِحَةُ مِنَ اللَّهِ، وَالحُلُمُ مِنَ الشَّيْطَانِ، فَإِذَا حَلَمَ أَحَدُكُمْ حُلُمًا يَخَافُهُ فَلْيَبْصُقْ عَنْ يَسَارِهِ، وَلْيَتَعَوَّذْ بِاللَّهِ مِنْ شَرِّهَا، فَإِنَّهَا لاَ تَضُرُّهُ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 3292]
المزيــد ...

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 3292]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se ëndrrat e mira dhe të gëzueshme janë prej Allahut, ndërsa ëndrra që njeriu e urren dhe që e mërzit është prej shejtanit.
Prandaj, kush sheh diçka që e urren, le të pështyjë lehtë në anën e majtë dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj, se kështu ajo nuk e dëmton, sepse Allahu e ka bërë këtë që përmendet si mjet mbrojtës nga e keqja, që mund të vijë prej asaj ëndrre.

Mësime nga hadithi

  1. Arabisht, er ru'ja dhe el hulum, i referohen asaj që njeriu sheh gjatë gjumit. Megjithatë, shprehja "er ru'ja" zakonisht përdoret për atë që njeriu sheh prej gjërave të mira dhe të këndshme, ndërsa "el hulum" zakonisht përdoret për atë që njeriu sheh prej gjërave të këqija dhe të shëmtuara, edhe pse të dyja mund të përdoren ndërsjellë.
  2. Llojet e ëndrrave: 1- Ëndrra e mirë: Kjo është një ëndërr e vërtetë dhe një lajm i gëzueshëm nga Allahu, që njeriu e sheh ose që i tregohet atij nga dikush që e ka parë diçka për të.
  3. 2- Vetëpërsiatje: Kjo është diçka për të cilën njeriu mendon dhe flet me veten e tij gjatë zgjimit.
  4. 3- Ëndërr djallëzore: Përpjekjet e djallit për ta trishtuar, frikësuar dhe tmerruar njeriun, duke e bërë të përjetojë pikëllim.
  5. Bazuar në atë që është përmendur rreth llojeve të ëndrrave të mira, njeriu duhet të bëjë tri gjëra: Ta lavdërojë Allahun për të, ta marrë si sihariq dhe t'ua tregojë vetëm atyre që i do, jo atyre që nuk i pëlqen.
  6. Bazuar në atë që është përmendur rreth edukatës rreth ëndrrave të papëlqyera, njeriu duhet t'i bëjë pesë gjëra: të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe nga e keqja e shejtanit, të pështyjë lehtë tri herë në anën e majtë sapo të zgjohet, të mos ia tregojë askujt, dhe nëse dëshiron të flejë përsëri, të shtrihet në anën tjetër, dhe ajo nuk do ta dëmtojë.
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet