عَنْ حُذَيْفَةَ رضي الله عنه قَالَ:
كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا قَامَ مِنَ اللَّيْلِ يَشُوصُ فَاهُ بِالسِّوَاكِ.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 245]
المزيــد ...

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Kur Profeti ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 245]

Shpjegimi

Profeti ﷺ shpeshherë i pastronte dhëmbët me misvak dhe urdhëronte të përdorej. Përdorimi i misvakut në disa kohë është më i kërkuar: përdorimi i misvakut kur të ngrihemi për namaz nate, meqë Profeti ﷺ i bënte masazh dhe e pastronte gojën me misvak.

Mësime nga hadithi

  1. Përligjja e përdorimit të misvakut pas gjumit të natës është bërë për shkak se gjumi është faktor i ndryshimit të erës së gojës dhe misvaku është mjet pastrimi.
  2. Përdorimi i misvakut kërkohet kur bëhen ndryshime të pakëndshme në gojë, duke u bazuar në kuptimin e lartcekur.
  3. Përligjja e pastërtisë në përgjithësi është bërë se ajo është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ dhe e normave të larta morale.
  4. Përdorimi i misvakut në tërë gojën përfshin: dhëmbët, mishrat e gojës dhe gjuhën.
  5. Misvaku është një shkop i këputur nga pema e arakut ose nga ndonjë pemë tjetër, përdoret për të pastruar gojën dhe dhëmbët, për të freskuar gojën dhe për të hequr erën e keqe.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (51)