عَنِ شُرَيْحٍ بنِ هانِئٍ قَالَ:
سَأَلْتُ عَائِشَةَ، قُلْتُ: بِأَيِّ شَيْءٍ كَانَ يَبْدَأُ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا دَخَلَ بَيْتَهُ؟ قَالَتْ: بِالسِّوَاكِ.

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 253]
المزيــد ...

Shurejh ibn Hani ka thënë:
“E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë bënte Profeti ﷺ me të hyrë në shtëpi?” Më tha: “Përdorte misvakun.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 253]

Shpjegimi

Një ndër udhëzimet dhe praktikat e Profetit ﷺ ishte që, sa herë hynte në shtëpinë e tij, fillonte me përdorimin e misvakut, pa marrë parasysh nëse ishte ditë apo natë.

Mësime nga hadithi

  1. Përdorimi i misvakut është i ligjshëm në përgjithësi, në çdo kohë, por ai është edhe më i rekomanduar në ato raste që i ka veçuar Ligjvënësi (Profeti), si për shembull: Kur hyn në shtëpi, kur fal namaz, kur merr abdes, pasi zgjohet nga gjumi dhe kur ka erë të keqe nga goja.
  2. Kjo tregon sa të përkushtuar ishin tabiinët për të pyetur rreth gjendjeve të Profetit ﷺ dhe rrugëve që ai ndiqte, me qëllim që ta pasonin shembullin e tij.
  3. Të mësuarit e diturisë nga ata që janë të kualifikuar dhe që kanë më shumë dituri, ashtu siç u pyet këtu Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth gjendjes së Profetit ﷺ kur hynte në shtëpi.
  4. Kjo tregon se si Profeti ﷺ sillej me familjen e tij, sepse ai pastronte gojën kur hynte në shtëpi.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (46)