+ -

عن عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما أن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«بَلِّغُوا عَنِّي وَلَوْ آيَةً، وَحَدِّثُوا عَنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَلَا حَرَجَ، وَمَنْ كَذَبَ عَلَيَّ مُتَعَمِّدًا فَلْيَتَبَوَّأْ مَقْعَدَهُ مِنَ النَّارِ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 3461]
المزيــد ...

Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 3461]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na urdhëron në këtë hadith që të kumtohet dituria prej tij, qoftë nga Kurani, qoftë nga Suneti, edhe nëse është diçka e vogël, bie fjala, një ajet nga Kurani ose një hadith, me kusht që ai ta dijë atë që po e kumton dhe të thërrasë tek ai. Më pas Profeti ﷺ sqaroi se nuk ka të keqe që të transmetohen gojëdhënat e benu israilëve se çfarë u ndodhi atyre, por që nuk bien ndesh me sheriatin tonë. E më pas tërhoqi vërejtjen që të mos gënjehet për të dhe se ai që gënjen për të qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht الأكانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për ta kumtuar fenë e Allahut dhe se njeriu duhet ta zbatojë atë që e ka mësuar përmendsh dhe e ka kuptuar, edhe nëse është e lehtë.
  2. Është detyrë të kërkohet dija fetare, që njeriu të ketë mundësi ta adhurojë Allahun dhe ta kumtojë fenë e Tij në mënyrë të saktë.
  3. Është obligim të vërtetohemi se a është i vërtetë hadithi para se ta kumtojmë ose ta shpërndajmë, duke pasur kështu kujdes që të mos futemi në këtë kërcënim të rëndë.
  4. Inkurajimi për ta thënë të vërtetën dhe për të pasur kujdes në raport me hadithet, për të mos rënë kështu në gënjeshtër, sidomos në fenë e Allahut të Lartmadhëruar.