عن المقدام بن معدِيْكَرِب رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«أَلَا هَلْ عَسَى رَجُلٌ يَبْلُغُهُ الْحَدِيثُ عَنِّي وَهُوَ مُتَّكِئٌ عَلَى أَرِيكَتِهِ فَيَقُولُ: بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ كِتَابُ اللهِ، فَمَا وَجَدْنَا فِيهِ حَلَالًا اسْتَحْلَلْنَاهُ، وَمَا وَجَدْنَا فِيهِ حَرَامًا حَرَّمْنَاهُ، وَإِنَّ مَا حَرَّمَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَمَا حَرَّمَ اللهُ».

[صحيح] - [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه] - [سنن الترمذي: 2664]
المزيــد ...

Mikdam ibën Madijekribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."

[Ky hadith është sahih] - [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه] - [Suneni i Tirmidhiut - 2664]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se është afruar koha kur disa njerëzve do t'u arrijë hadithi i Profetit ﷺ duke qenë ulur, kurse ndonjëri prej tyre, kur t'i arrijë hadithi, duke qenë i shtrirë në shtrat, do të thotë: "Ai që bën gjykimin mes nesh dhe jush në çështjet (fetare) është Kurani i Madhërishëm, sepse ai na mjafton: çdo gjë që e gjejmë hallall në të, e veprojmë, sikundërqë çdo gjë që e gjejmë haram në të, largohemi prej saj. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se çdo gjë që ai e bëri haram ose e ndaloi në Sunetin e tij, ajo gjë, sa i përket vendimit fetar, është sikurse ajo që Allahu e bëri haram në Librin e Tij, sepse ai është kumtues nga Zoti i tij.

Mësime nga hadithi

  1. Madhërimi i Sunetit, ashtu siç madhërohet Kurani dhe veprimi sipas tij.
  2. Bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut dhe kundërshtimi i tij është kundërshtim i Allahut të Lartësuar.
  3. Pohimi se Suneti është burim bazë që merret si argument dhe kundërpërgjgjja ndaj atyre që i refuzojnë hadithet.
  4. Kushdo që ia kthen shpinën Sunetit dhe pretendon se Kurani i mjafton, është larguar prej të dyve dhe gënjen duke pretenduar se e ndjek Kuranin.
  5. Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është kur të tregojë për diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe ndodh ashtu siç ka treguar.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (66)