+ -

عن أبي مالكٍ الأشعريِّ رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«الطُّهُورُ شَطْرُ الْإِيمَانِ، وَالْحَمْدُ لِلهِ تَمْلَأُ الْمِيزَانَ، وَسُبْحَانَ اللهِ وَالْحَمْدُ لِلهِ تَمْلَآنِ -أَوْ تَمْلَأُ- مَا بَيْنَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ، وَالصَّلَاةُ نُورٌ، وَالصَّدَقَةُ بُرْهَانٌ، وَالصَّبْرُ ضِيَاءٌ، وَالْقُرْآنُ حُجَّةٌ لَكَ أَوْ عَلَيْكَ، كُلُّ النَّاسِ يَغْدُو، فَبَايِعٌ نَفْسَهُ فَمُعْتِقُهَا أَوْ مُوبِقُهَا».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 223]
المزيــد ...

Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 223]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se pastërtia e jashtme arrihet me abdes e gusël dhe ajo (pastërtia) është kusht i namazit. Thënia: "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) e rëndon peshoren", është falënderim ndaj Allahut të Lartësuar dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, të cilat do të peshojnë në Ditën e Kiametit dhe do ta mbushin peshoren e veprave. Thëniet: "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) janë dëlirësim i Allahut nga të gjitha mangësitë dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, që i përshtaten madhështisë së Tij, së bashku me dashurinë dhe madhërimin e Tij, gjë që e mbush hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. "Namazi është nur” për robin në zemrën e tij, në fytyrën e tij e në varrin e tij kur të ringjallet. "Lëmosha është dëshmi” dhe dëshmi për besimin e çiltër të besimtarit dhe për dallimin e tij nga hipokriti, i cili nuk jep, sepse nuk u beson premtimeve që përmenden për vlerën e saj. "Durimi është ndriçim", që nënkuton vetëpërmbajtjen nga mosdurimi dhe pakënaqësia. Është ndriçim që sjell nxehtësi dhe djegie, si drita e Diellit, sepse është i vështirë dhe kërkon që shpirti të përpiqet e ta ndalojë kundrejt asaj që dëshiron, kësisoj durimtari vazhdon të jetë i ndritur, i udhëzuar dhe vazhdon të jetë në të drejtën. (Durimi ndahet në tri lloje): durimi në bindje ndaj Allahut, durimi për të mos e kundërshtuar Atë dhe durimi përballë fatkeqësive dhe të gjitha llojeve të vështirësive në këtë botë. “Kurani është argument, për” duke e lexuar dhe vepruar sipas tij, “ose kundër teje” duke e lënë atë pa e jetësuar dhe pa e lexuar. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se të gjithë njerëzit japin mund, shpërndahen, zgjohen nga gjumi dhe largohen nga shtëpitë e tyre për punët e tyre të ndryshme: prej tyre ka që i përmbahen bindjes ndaj Allahut dhe çlirohen nga Zjarri, gjithashtu ka prej tyre që devijojnë prej kësaj dhe bien në mëkat, kështu që shkatërrohen duke hyrë në Zjarr.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Pastërtia ndahet në dy lloje: pastërtia e jashtme, që është me abdes e gusël (larje të tërësishme të trupit) dhe pastërtia e brendshme, që është me teuhid (monoteizëm), besim dhe vepra të mira.
  2. Rëndësia e faljes së namazit përherë, pasi ai është nur për robin, në këtë botë dhe në Ditën e Kiametit.
  3. Lëmosha është dëshmi për besimin e sinqertë.
  4. Rëndësia e të punuarit sipas porosive të Kuranit dhe besimit në të, që të jetë argument për ty, e jo kundër teje.
  5. Nëse ti veten nuk e angazhon me adhurim, ajo të angazhon ty me mëkatim.
  6. Çdo njeri duhet të veprojë: ose e çliron veten nëpërmjet adhurimit, ose vetëshkatërrohet me mëkatim.
  7. Durimi kërkon vetëpërmbajtje dhe llogaritje në shpërblim (të Allahut), si dhe është i vështirë.