1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ:
وُقِّتَ لَنَا فِي قَصِّ الشَّارِبِ، وَتَقْلِيمِ الْأَظْفَارِ، وَنَتْفِ الْإِبِطِ، وَحَلْقِ الْعَانَةِ، أَلَّا نَتْرُكَ أَكْثَرَ مِنْ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً.

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 258

Shpjegimi

Profeti ﷺ përcaktoi se shkurtimi i mustaqeve të burrit, prerja e thonjve të duarve dhe këmbëve, heqja/shkulja e qimeve të sqetullave dhe rruajtja e qimeve të pjesëve të turpshme nuk duhet të lihen pas dore për më shumë se dyzet ditë.

Mësime nga hadithi

  1. Sheukaniu ka thënë: "Mendimi më i saktë është që këto të kryhen brenda afatit prej dyzet ditësh të përcaktuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe nuk lejohet tejkalimi i kësaj periudhe. Megjithatë, njeriu nuk konsiderohet kundërshtues i Sunetit, nëse vonon shkurtimin dhe gjëra të ngjashme, pasi ato të jenë rritur, përderisa nuk e tejkalon këtë kufi."
  2. Ibn Hubejra ka thënë: "Ky hadith përfaqëson kufirin maksimal të lejueshëm për vonimin e këtyre gjërave, ndërsa më e pëlqyeshme është që ato të kryhen para se të arrihet ky kufi."
  3. Islami i kushton rëndësi të madhe pastërtisë, higjienës dhe zbukurimit.
  4. Shkurtimi i mustaqeve bëhet duke hequr një pjesë të qimeve që rriten mbi buzën e sipërme.
  5. Shkulja/heqja e qimeve të sqetullave bëhet duke larguar qimet që rriten në atë pjesë, e cila ndodhet nën nyjën që lidh krahun me shpatullën.
  6. Rruajtja e qimeve të pjesëve intime, që janë qimet e ashpra që rriten rreth organeve gjenitale, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية