+ -

عن عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«يقالُ لصاحبِ القرآن: اقرَأ وارتَقِ، ورتِّل كما كُنْتَ ترتِّل في الدُنيا، فإن منزِلَكَ عندَ آخرِ آية تقرؤها».

[حسن] - [رواه أبو داود والترمذي والنسائي في الكبرى وأحمد] - [سنن أبي داود: 1464]
المزيــد ...

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”

[Hadith hasen] - - [Suneni i Ebu Davudit - 1464]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se lexuesit të Kuranit, i cili e jetëson atë e në vazhdimësi e lexon dhe e mëson përmendsh, kur të hyjë në Xhenet, do t'i thuhet: "Lexoje Kuranin dhe ngrihu përmes kësaj në shkallët e Xhenetit, si dhe lexoje drejt e bukur, ashtu siç e ke lexuar në dynja me kujdes dhe me qetësi, se vendi yt është në ajetin e fundit që lexon."

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Shpërblimi, sa i përket sasisë dhe cilësisë, është në varësi të veprave.
  2. Inkurajimi për të lexuar Kuran, për ta perfeksionuar, për ta mësuar përmendsh, për ta medituar dhe për të vepruar sipas tij.
  3. Xheneti ka shumë shkallë e grada dhe shkallët më të larta do t'i arrijë lexuesi i Kuranit.