Kategoria: Akideja . Emrat dhe normat . Islami .
+ -

عَنْ عَائِشَةَ رضي الله عنها قَالَتْ:
قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ، ابْنُ جُدْعَانَ كَانَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ يَصِلُ الرَّحِمَ، وَيُطْعِمُ الْمِسْكِينَ، فَهَلْ ذَاكَ نَافِعُهُ؟ قَالَ: «لَا يَنْفَعُهُ، إِنَّهُ لَمْ يَقُلْ يَوْمًا: رَبِّ اغْفِرْ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 214]
المزيــد ...

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, Ibn Xhudani, në periudhën paraislame, i mbante lidhjet familjare dhe i ushqente nevojtarët, vallë, a do t'i bëjë dobi kjo?" Ai iu përgjigj: “Nuk do t'i bëjë dobi aspak. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 214]

Shpjegimi

Profeti ﷺ tregoi për Abdullah ibn Xhudanin, i cili ishte një nga udhëheqësit e kurejshëve para Islamit dhe shquhej për disa punë të mira, siç janë: mbajtja e lidhjeve me të afërmit dhe mirëbërësia ndaj tyre, dhënia ushqim nevojtarëve dhe virtyte të tjera në të cilat nxit Islami, se këto vepra nuk do t'i bëjnë dobi në botën tjetër, për shkak të mosbesimit të tij në Allahun dhe se ai kurrë nuk tha: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i vlerës së besimit dhe se ai është kusht për pranimin e veprave.
  2. Sqarimi i shëmtueshmërisë së mosbesimit dhe se ai është shkak i zhvlerësimit të veprave të mira.
  3. Jobesimtarët nuk do të kenë dobi nga veprat e tyre (të mira) në botën tjerër, sepse ata nuk e besuan Allahun dhe nuk besuan në Ditën e Fundit.
  4. Veprat (e mira) të një personi, të cilat i ka bërë sa ishte jobesimtar, i regjistrohen, nëse bëhet musliman, si dhe shpërblehet për to.