+ -

عَن عُمَرَ بنِ الخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قال: سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«لَا تُطْرُونِي كَمَا أَطْرَتِ النَّصَارَى ابْنَ مَرْيَمَ؛ فَإِنَّمَا أَنَا عَبْدُهُ، فَقُولُوا: عَبْدُ اللهِ وَرَسُولُهُ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 3445]
المزيــد ...

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:
“Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 3445]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi teprimin dhe tejkalimin e kufirit fetar në raport me lavdërimin dhe përshkrimin e tij me cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe veprimet e Tij të veçanta, ose se ai e di të fshehtën, ose të lutet së bashku me Allahun, siç vepruan të krishterët me Isain, të birin e Merjemes (alejhima selam). Më pas sqaroi se ai është prej robërve të Allahut, si dhe urdhëroi të themi: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij."

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Tërheqja e vërejtjes nga tejkalimi i kufirit fetar në raport me madhërimin dhe lavdërimin, sepse kjo çon drejt shirkut (idhujtarisë).
  2. Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen Profeti ﷺ ndodhi në këtë umet. Kështu, një grup e tepruan në raport me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një grup tjetër e teproi në raport me ehli bejtin (familjen profetike), ndërsa një grup tjetër e tepruan në raport me evlijatë, kështu që ranë në shirk.
  3. I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si rob i Allahut, për të treguar se ai është rob i nënshtruar i Allahut, të cilit nuk i lejohet t'i kushtohet asnjë nga karakteristikat e Zotit.
  4. I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si i Dërguari i Allahut, për të treguar se ai është profet i dërguar i Allahut, kështu që duhet besuar dhe duhet ndjekur.
Më shumë