1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Sëmundja nuk transmetohet vetvetiu te tjetri. Oguret nuk ndikojnë. Zëri i kukuvajkës nuk ndjell ogur të keq. Muaji i Seferit nuk është muaj ters. E, sa i përket të lebrosurit, ik prej tij siç ikën prej luanit!”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لاَ عَدْوَى وَلاَ طِيَرَةَ، وَلاَ هَامَةَ وَلاَ صَفَرَ، وَفِرَّ مِنَ المَجْذُومِ كَمَا تَفِرُّ مِنَ الأَسَدِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sëmundja nuk transmetohet vetvetiu te tjetri. Oguret nuk ndikojnë. Zëri i kukuvajkës nuk ndjell ogur të keq. Muaji i Seferit nuk është muaj ters. E, sa i përket të lebrosurit, ik prej tij siç ikën prej luanit!”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 5707

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar disa çështje të kohës paraislame (xhahilietit), si paralajmërim ndaj tyre dhe si shpjegim se çështja është në dorë të Allahut dhe se asgjë nuk ndodh pa urdhrin dhe caktimin e Tij. Këto gjëra janë:
E para: njerëzit e kohës paraislame besonin se sëmundja ishte ngjitëse vetvetiu, kështu që Profeti ﷺ ndaloi të besohet se sëmundja transmetohet vetvetiu nga i sëmuri te të tjerët, për faktin se Allahu është Ai që e ka në dorë universin dhe është Ai që e lëshon sëmundjen dhe e largon, dhe këto ndodhin vetëm me vullnetin dhe caktimin e Tij.
Së dyti: nëse njerëzit e kohës paraislame dilnin për udhëtim ose tregti, i trembnin zogjtë: nëse fluturonin djathtas, e merrnin si shenjë të mirë, e, nëse fluturonin majtas, e quanin si shenjë tersi dhe ktheheshin, kështu që Profeti ﷺ ndaloi që njeriu ta konsiderojë ters veprimin e zogjve dhe sqaroi se ky është besim i kotë.
Së treti: njerëzit e kohës paraislame thoshin se, nëse kukuvajka ulet në një shtëpi, familjes së saj do t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi, kështu që Profeti ﷺ e ndaloi që njerëzit ta quajnë ters këtë gjë.
E katërta: e ndaloi ta quajmë ters muajin e Seferit, i cili është muaji i dytë hënor. Mendohet gjithashtu se seferi është një parazit që ndodhet në stomak, që i prek bagëtitë dhe njerëzit. Ata pretendonin se ky parazit ishte më ngjitës sesa lebra, kështu që e ndaloi këtë bindje.
E pesta: Profeti ﷺ urdhëroi të qëndrohet larg personit që ka sëmundje të lebrës, ashtu siç njeriu qëndron larg nga një luan. Kjo është një masë parandalimi dhe sigurie për veten, si dhe zbatim i shkaqeve që ka urdhëruar Allahu për t'i bërë. Lebra është një sëmundje (që shfaqet në lëkurë), nga e cila konsumohen organet e njeriut.

Mësime nga hadithi

  1. Obligueshmëria e mbështetjes në Allahun dhe zbatimi i shkaqeve apo masave legjitime.
  2. Është obligim të besohet në kadanë dhe kaderin (paracaktimin) e Allahut dhe se shkaqet janë në dorë të Tij dhe se Ai është që i bën ato të ndodhin ose ua heq ndikimin.
  3. Hedhja poshtë e konsiderimit ters të disa gjërave, si ngjyra e zezë dhe e kuqja, ose disa numra, emra, njerëz dhe persona me të meta fizike.
  4. Ndalesa që ka ardhur për të mos iu afruar të lebrosurit dhe atyre që vuajnë nga sëmundje ngjitëse është një nga shkaqet që Allahu ka bërë që ato të çojnë në pasojat përkatëse. Shkaqet nuk janë të pavarura mëvetësishëm, përkundrazi, Allahu, nëse do, ua merr fuqitë që të mos ndikojnë në asgjë, e, nëse do, i lejon që të kenë ndikim.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية