+ -

عن أبي بَكرة رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«إِذَا الْتَقَى الْمُسْلِمَانِ بِسَيْفَيْهِمَا فَالْقَاتِلُ وَالْمَقْتُولُ فِي النَّارِ»، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ هَذَا الْقَاتِلُ، فَمَا بَالُ الْمَقْتُولِ؟ قَالَ: «إِنَّهُ كَانَ حَرِيصًا عَلَى قَتْلِ صَاحِبِهِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 31]
المزيــد ...

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr.” E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, për vrasësin po kuptohet, po çfarë është puna e të vrarit?" Më tha: “Edhe ai ishte i vendosur për ta vrarë vëllanë e vet.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 31]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se, kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, ku secili synon ta shkatërrojë tjetrin, atëherë vrasësi do të jetë në Zjarr për shkak se fillimisht e vrau tjetrin. Sahabëve u bëri problem çështja e të vrarit: si të jetë vallë ai në Zjarr. Kështu, Profeti ﷺ u tregoi se i tilli do të jetë në Zjarr po ashtu, sepse ishte i vendosur për ta vrarë tjetrin, e nga vrasja e tij e pengoi vetëm fakti se vrasësi shpejtoi dhe e vrau përpara.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Dënimin e meriton ai që është i vendosur me zemër dhe është i përgatitur për të bërë mëkat, si dhe i ka marrë shkaqet për diç të tillë.
  2. Tërheqja e vërejtjes nga luftimi i muslimanëve mes vete dhe kërcënimi me Zjarr për një vepër të tillë.
  3. Luftimi mes muslimanëve me hak (me të drejtë) nuk futet në këtë kërcënim, fjala vjen, luftimi i agresorëve (ar. bugat) dhe i atyre që bëjnë dëme.
  4. Vepruesi i mëkatit të madh nuk bën kufër (nuk del nga feja) thjesht pse ka bërë mëkat, sepse Profeti ﷺ i quajti muslimanë ata dy që luftojnë njëri-tjetrin.
  5. Nëse dy muslimanë ndeshen me ndonjë mjet me të cilin ndodh vrasja, e kështu njëri prej tyre e vret tjetrin, atëherë vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr. Fakti që shpata u përmend në hadith është në aspektin e përmendjes së një lloji që arrihet përmes saj vrasja (e nuk është për qëllim kufizimi vetëm me të).