عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ رضي الله عنهما قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«كَتَبَ اللهُ مَقَادِيرَ الْخَلَائِقِ قَبْلَ أَنْ يَخْلُقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِخَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ، قَالَ: وَعَرْشُهُ عَلَى الْمَاءِ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2653]
المزيــد ...

Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2653]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i shkroi hollësisht caktimet e të gjitha krijesave, të cilat do të ndodhin, përfshirë: jetën, vdekjen, riskun dhe gjëra të tjera. Këto i shkroi në Leuhul Mahfudh (Pllakën e Ruajtur Mirë) pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt dhe Tokën, të cilat do të ndodhin sipas asaj që ka paracaktuar Allahu i Lartmadhëruar. Çdo gjë që ndodh, ndodh me kadanë dhe kaderin e Allahut (caktimin dhe paracaktimin e Tij). Ajo që e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi të mos e godiste, ndërsa ajo që nuk e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi ta godiste.

Mësime nga hadithi

  1. Është obligim të besohet në kadanë dhe kaderin e Allahut.
  2. Kaderi nënkupton: dijen e Allahut rreth gjërave, shkrimin, vullnetin dhe krijimin e tyre.
  3. Besimi se cakimet janë të shkruara para krijimit të qiejve dhe Tokës, jep si fryt të qenët i kënaqur dhe i nënshtruar (ndaj çdo gjëje që e ka caktuar Allahu).
  4. Arshi (Froni) i të Gjithëmëshirshmit ka qenë mbi ujë para krijimit të qiejve e Tokës.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (65)