1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës

عن أبي مالكٍ الأشعريِّ رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«الطُّهُورُ شَطْرُ الْإِيمَانِ، وَالْحَمْدُ لِلهِ تَمْلَأُ الْمِيزَانَ، وَسُبْحَانَ اللهِ وَالْحَمْدُ لِلهِ تَمْلَآنِ -أَوْ تَمْلَأُ- مَا بَيْنَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ، وَالصَّلَاةُ نُورٌ، وَالصَّدَقَةُ بُرْهَانٌ، وَالصَّبْرُ ضِيَاءٌ، وَالْقُرْآنُ حُجَّةٌ لَكَ أَوْ عَلَيْكَ، كُلُّ النَّاسِ يَغْدُو، فَبَايِعٌ نَفْسَهُ فَمُعْتِقُهَا أَوْ مُوبِقُهَا».

Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 223

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se pastërtia e jashtme arrihet me abdes e gusël dhe ajo (pastërtia) është kusht i namazit. Thënia: "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) e rëndon peshoren", është falënderim ndaj Allahut të Lartësuar dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, të cilat do të peshojnë në Ditën e Kiametit dhe do ta mbushin peshoren e veprave. Thëniet: "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) janë dëlirësim i Allahut nga të gjitha mangësitë dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, që i përshtaten madhështisë së Tij, së bashku me dashurinë dhe madhërimin e Tij, gjë që e mbush hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. "Namazi është nur” për robin në zemrën e tij, në fytyrën e tij e në varrin e tij kur të ringjallet. "Lëmosha është dëshmi” dhe dëshmi për besimin e çiltër të besimtarit dhe për dallimin e tij nga hipokriti, i cili nuk jep, sepse nuk u beson premtimeve që përmenden për vlerën e saj. "Durimi është ndriçim", që nënkupton vetëpërmbajtjen nga mosdurimi dhe pakënaqësia. Është ndriçim që sjell nxehtësi dhe djegie, si drita e Diellit, sepse është i vështirë dhe kërkon që shpirti të përpiqet e ta ndalojë kundrejt asaj që dëshiron, kësisoj durimtari vazhdon të jetë i ndritur, i udhëzuar dhe vazhdon të jetë në të drejtën. (Durimi ndahet në tri lloje): durimi në bindje ndaj Allahut, durimi për të mos e kundërshtuar Atë dhe durimi përballë fatkeqësive dhe të gjitha llojeve të vështirësive në këtë botë. “Kurani është argument, për” duke e lexuar dhe vepruar sipas tij, “ose kundër teje” duke e lënë atë pa e jetësuar dhe pa e lexuar. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se të gjithë njerëzit japin mund, shpërndahen, zgjohen nga gjumi dhe largohen nga shtëpitë e tyre për punët e tyre të ndryshme: prej tyre ka që i përmbahen bindjes ndaj Allahut dhe çlirohen nga Zjarri, gjithashtu ka prej tyre që devijojnë prej kësaj dhe bien në mëkat, kështu që shkatërrohen duke hyrë në Zjarr.

Mësime nga hadithi

  1. Pastërtia ndahet në dy lloje: pastërtia e jashtme, që është me abdes e gusël (larje të tërësishme të trupit) dhe pastërtia e brendshme, që është me teuhid (monoteizëm), besim dhe vepra të mira.
  2. Rëndësia e faljes së namazit përherë, pasi ai është nur për robin, në këtë botë dhe në Ditën e Kiametit.
  3. Lëmosha është dëshmi për besimin e sinqertë.
  4. Rëndësia e të punuarit sipas porosive të Kuranit dhe besimit në të, që të jetë argument për ty, e jo kundër teje.
  5. Nëse ti veten nuk e angazhon me adhurim, ajo të angazhon ty me mëkatim.
  6. Çdo njeri duhet të veprojë: ose e çliron veten nëpërmjet adhurimit, ose vetëshkatërrohet me mëkatim.
  7. Durimi kërkon vetëpërmbajtje dhe llogaritje në shpërblim (të Allahut), si dhe është i vështirë.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
FF Fulfulde الفولانية
IT Italiano الإيطالية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو