1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Daveti dhe këshillimi

Hadithi “Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar)

عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ أُمِّ المُؤمنين رضي الله عنها: أَنَّ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ:
«سَتَكُونُ أُمَرَاءُ فَتَعْرِفُونَ وَتُنْكِرُونَ، فَمَنْ عَرَفَ بَرِئَ، وَمَنْ أَنْكَرَ سَلِمَ، وَلَكِنْ مَنْ رَضِيَ وَتَابَعَ» قَالُوا: أَفَلَا نُقَاتِلُهُمْ؟ قَالَ: «لَا، مَا صَلَّوْا».

Umu Seleme, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar).” Thanë: "A t'i luftojmë?" Tha: “Jo, përderisa e falin namazin.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1854

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se do të na caktohen prijës, disa vepra të të cilëve i dimë, sepse janë në përputhje me atë që njihet nga feja, si dhe mohojmë disa prej tyre, për shkak se bien ndesh me fenë. Ai që e urren të keqen me zemrën e tij dhe nuk mund ta ndryshojë është i liruar nga mëkati dhe hipokrizia, ndërsa ai që mund ta ndryshojë atë me dorën ose gjuhën e tij dhe ua tërheq vërejtjen për këtë, atëherë ai është i liruar nga mëkati dhe pjesëmarrja në të. Por, ai që është i kënaqur me veprimet e tyre dhe i pason, do të shkatërrohet ashtu siç u shkatërruan ata.
Pastaj e pyetën Profetin ﷺ: "A nuk duhet t'i luftojmë prijësit që i kanë këto cilësi?" Ai i ndaloi dhe tha: "Jo, përderisa e falin namazin mes jush."

Mësime nga hadithi

  1. Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është se atij i tregoi Allahu për gjërat e fshehta që do të ndodhnin në të ardhmen dhe ato ndodhnin mu ashtu siç i tregonte ai.
  2. Nuk lejohet të kënaqurit me të keqen e as pjesëmarrja në të. Ajo duhet të kundërshtohet.
  3. Nëse prijësit shpikin gjëra që bien ndesh me fenë, nuk lejohet t'u bindemi në këtë gjë.
  4. Nuk lejohet rebelimi kundër prijësve muslimanë, për shkak të dëmit, gjakderdhjes dhe humbjes së sigurisë që do të rezultojë si pasojë e kësaj. Më e lehtë është t'i durosh të këqijat e prijësve mëkatarë dhe të jesh i durueshëm për dëmin që ata e shkaktojnë (sesa të rebelohesh).
  5. Namazi ka pozitë madhështore dhe është dallues mes kufrit dhe Islamit.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية