عن عرفجة رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«مَنْ أَتَاكُمْ وَأَمْرُكُمْ جَمِيعٌ عَلَى رَجُلٍ وَاحِدٍ، يُرِيدُ أَنْ يَشُقَّ عَصَاكُمْ، أَوْ يُفَرِّقَ جَمَاعَتَكُمْ، فَاقْتُلُوهُ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 1852]
المزيــد ...

Arfexhe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Nëse dikush vjen, pasi të jeni bashkuar rreth një prijësi dhe dëshiron që të thyejë boshtin tuaj ose të shpartallojë unitetin tuaj, vriteni.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 1852]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse muslimanët janë pajtuar të caktojnë një kalif të caktuar dhe janë një bashkësi e dikush dëshiron të shkarkojë kalifin për të cilin janë pajtuar ose dëshiron t'i përçajë muslimanët në më shumë se një xhemat, është detyrë e tyrja ta ndalojnë e ta luftojnë, për të shmangur kështu të keqen e tij dhe për të parandaluar derdhjen e gjakut të muslimanëve.

Mësime nga hadithi

  1. Është detyrë dëgjimi dhe bindja ndaj prijësit të muslimanëve në gjërat që nuk përbëjnë mëkat dhe është i ndaluar rebelimi kundër tij.
  2. Kushdo që rebelohet kundër prijësit të muslimanëve dhe xhematit të tyre, duhet të luftohet, pavarësisht nga pozita e tij: qoftë famë, qoftë prejardhje.
  3. Inkurajimi që muslimanët të bashkohen dhe të qëndrojnë larg përçarjes dhe mospajtimeve.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (58)