+ -

عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ أُمِّ المُؤمنين رضي الله عنها: أَنَّ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ:
«سَتَكُونُ أُمَرَاءُ فَتَعْرِفُونَ وَتُنْكِرُونَ، فَمَنْ عَرَفَ بَرِئَ، وَمَنْ أَنْكَرَ سَلِمَ، وَلَكِنْ مَنْ رَضِيَ وَتَابَعَ» قَالُوا: أَفَلَا نُقَاتِلُهُمْ؟ قَالَ: «لَا، مَا صَلَّوْا».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 1854]
المزيــد ...

Umu Seleme, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar).” Thanë: "A t'i luftojmë?" Tha: “Jo, përderisa e falin namazin.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 1854]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se do të na caktohen prijës, disa vepra të të cilëve i dimë, sepse janë në përputhje me atë që njihet nga feja, si dhe mohojmë disa prej tyre, për shkak se bien ndesh me fenë. Ai që e urren të keqen me zemrën e tij dhe nuk mund ta ndryshojë është i liruar nga mëkati dhe hipokrizia, ndërsa ai që mund ta ndryshojë atë me dorën ose gjuhën e tij dhe ua tërheq vërejtjen për këtë, atëherë ai është i liruar nga mëkati dhe pjesëmarrja në të. Por, ai që është i kënaqur me veprimet e tyre dhe i pason, do të shkatërrohet ashtu siç u shkatërruan ata.
Pastaj e pyetën Profetin ﷺ: "A nuk duhet t'i luftojmë prijësit që i kanë këto cilësi?" Ai i ndaloi dhe tha: "Jo, përderisa e falin namazin mes jush."

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht Malagasisht Oromisht Kannadisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është se atij i tregoi Allahu për gjërat e fshehta që do të ndodhnin në të ardhmen dhe ato ndodhnin mu ashtu siç i tregonte ai.
  2. Nuk lejohet të kënaqurit me të keqen e as pjesëmarrja në të. Ajo duhet të kundërshtohet.
  3. Nëse prijësit shpikin gjëra që bien ndesh me fenë, nuk lejohet t'u bindemi në këtë gjë.
  4. Nuk lejohet rebelimi kundër prijësve muslimanë, për shkak të dëmit, gjakderdhjes dhe humbjes së sigurisë që do të rezultojë si pasojë e kësaj. Më e lehtë është t'i durosh të këqijat e prijësve mëkatarë dhe të jesh i durueshëm për dëmin që ata e shkaktojnë (sesa të rebelohesh).
  5. Namazi ka pozitë madhështore dhe është dallues mes kufrit dhe Islamit.