+ -

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ مَسْعُودٍ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَا مِنْ نَبِيٍّ بَعَثَهُ اللهُ فِي أُمَّةٍ قَبْلِي إِلَّا كَانَ لَهُ مِنْ أُمَّتِهِ حَوَارِيُّونَ، وَأَصْحَابٌ يَأْخُذُونَ بِسُنَّتِهِ وَيَقْتَدُونَ بِأَمْرِهِ، ثُمَّ إِنَّهَا تَخْلُفُ مِنْ بَعْدِهِمْ خُلُوفٌ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ، وَيَفْعَلُونَ مَا لَا يُؤْمَرُونَ، فَمَنْ جَاهَدَهُمْ بِيَدِهِ فَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَمَنْ جَاهَدَهُمْ بِلِسَانِهِ فَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَمَنْ جَاهَدَهُمْ بِقَلْبِهِ فَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَلَيْسَ وَرَاءَ ذَلِكَ مِنَ الْإِيمَانِ حَبَّةُ خَرْدَلٍ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 50]
المزيــد ...

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij. Pas tyre vijnë breza që flasin çfarë nuk punojnë dhe punojnë çfarë nuk janë urdhëruar. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 50]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se çdo profet para tij, që Allahu e ka dërguar te një popull, ka pasur nga umeti i tij njerëz të sinqertë, ndihmëtarë dhe luftëtarë të përkushtuar, të cilët kanë qenë të denjë për të marrë përsipër udhëheqësinë pas tyre, ndiqnin traditën e tyre dhe u përmbaheshin urdhrave të tyre. Më pas, pas këtyre paraardhësve të devotshëm, do të vijnë njerëz që nuk kanë asnjë të mirë: thonë atë që nuk e veprojnë dhe e veprojnë atë që nuk janë të urdhëruar të bëjnë. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për t'i luftuar (ndaluar) ata që e kundërshtojnë ligjin islam përmes gjuhës dhe veprave.
  2. Mosrefuzimi i së keqes është tregues për imanin e dobët ose mosekzistimin e tij.
  3. Allahu i Lartësuar ua ka lehtësuar profetëve, duke u dhënë pasues që mbartin dhe përçojnë mesazhin e tyre pas tyre.
  4. Kush dëshiron shpëtimin, le ta ndjekë rrugën e profetëve, sepse çdo rrugë tjetër çon në shkatërrim dhe humbje.
  5. Sa më shumë që kalon koha nga periudha e Profetit ﷺ dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), njerëzit fillojnë të braktisin sunetet (traditën profetike), të ndjekin tekat dhe të shpikin risitë (bidatet).
  6. Sqarimi i shkallëve të xhihadit: ai kryhet me dorë nga ata që kanë mundësi të bëjnë ndryshimin, bie fjala, udhëheqësit, pushtetarët dhe princat; kryhet me fjalë, duke shpjeguar të vërtetën dhe duke ftuar drejt saj; dhe kryhet me zemër, duke e urryer të keqen dhe duke mos e dashur, e as pranuar atë.
  7. Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes është obligim.
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Lituanisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Fulanisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet