عن عائشة رضي الله عنها زوج النبي صلى الله عليه وسلم عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«إِنَّ الرِّفْقَ لَا يَكُونُ فِي شَيْءٍ إِلَّا زَانَهُ، وَلَا يُنْزَعُ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا شَانَهُ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2594]
المزيــد ...

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Profetit ﷺ, tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
"Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2594]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se butësia dhe mosnxitimi në fjalë dhe në vepra i bëjnë gjërat më të bukura, më të përsosura e më të mira dhe ka më shumë gjasa që personi i tillë të arrijë ta marrë atë që ka nevojë.
Mungesa e butësisë i bën gjërat të turpshme, i shëmton dhe e pengon personin e tillë ta arrijë nevojën e tij. E, nëse e arrin, e arrin me vështirësi.

Mësime nga hadithi

  1. Inkuraimi për t'u stolisur me virtytin e butësisë.
  2. Butësia e zbukuron njeriun dhe ajo është shkak për çdo mirësi në çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (63)