عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ الدِّينَ يُسْرٌ، وَلَنْ يُشَادَّ الدِّينَ أَحَدٌ إِلَّا غَلَبَهُ، فَسَدِّدُوا وَقَارِبُوا، وَأَبْشِرُوا، وَاسْتَعِينُوا بِالْغَدْوَةِ وَالرَّوْحَةِ وَشَيْءٍ مِنَ الدُّلْجَةِ».
[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 39]
المزيــد ...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Feja është e lehtë, kështu që këdo që mbingarkon vetveten në fenë e tij, feja do ta mundë. Andaj, jini mesatarë, afrojuni përsosurisë dhe përgëzohuni (për shpërblimin që ju pret). Kur merrni udhë, shfrytëzojeni mëngjesin e hershëm, pasditen dhe një pjesë të natës.”
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 39]
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se feja islame bazohet në lehtësimin në të gjitha çështjet e saj. Ky lehtësim del në pah kur besimtari ka arsye, bie fjala, paaftësia e nevoja. Thellimi në punët fetare (duke e tepruar) dhe braktisja e butësisë (dhe lehtësimit në raport me to) është pasojë për t'u bërë i paaftë për t'i kryer veprat dhe për t'i ndërprerë ato, ose në tërësi, ose pjesërisht. Pastaj Profeti ﷺ inkurajoi që të jemi mesatarë dhe të mos e teprojmë. Robi nuk duhet të tregohet i mangët në raport me gjëra që urdhërohet e as duhet të bartë gjëra që nuk mund t'i përballojë: nëse nuk është në gjendje ta bëjë punën të plotë, atëherë e bën punën në atë formë sa më afër së plotës.
Gjithashtu Profeti ﷺ dha sihariq për shpërblimin e madh për atë punë që bëhet në vazhdimësi, qoftë dhe të vogël, për ata që nuk janë në gjendje ta punojnë plotësisht, se, nëse paaftësia nuk është nga vetë ata, atëherë, si pasojë e kësaj, nuk u pakësohet shpërblimi.
Dhe, duke qenë se jeta e kësaj bote në të vërtetë është një udhëtim dhe një kalim në botën tjetër, Profeti ﷺ urdhëroi që ta ndihmojmë veten në përkushtimin ndaj adhurimit duke e realizuar atë në tri kohë të favorshme që e aktivizojnë shpirtin:
1. Mëngjesi i hershëm, që të dilet në fillim të ditës, ndërmjet namazit të sabahut dhe lindjes së diellit.
2. Pasditja, që të dilet pas zenitit.
3. Një pjesë e natës, pra, të dilet tërë natën ose në një pjesë të saj, për shkak se puna e natës është më e vështirë se ajo e ditës. Ai urdhëroi në një pjesë të saj, duke thënë: "... një pjesë të natës."