عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«كُلُّ سُلاَمَى مِنَ النَّاسِ عَلَيْهِ صَدَقَةٌ، كُلَّ يَوْمٍ تَطْلُعُ فِيهِ الشَّمْسُ يَعْدِلُ بَيْنَ الِاثْنَيْنِ صَدَقَةٌ، وَيُعِينُ الرَّجُلَ عَلَى دَابَّتِهِ فَيَحْمِلُ عَلَيْهَا أَوْ يَرْفَعُ عَلَيْهَا مَتَاعَهُ صَدَقَةٌ، وَالكَلِمَةُ الطَّيِّبَةُ صَدَقَةٌ، وَكُلُّ خُطْوَةٍ يَخْطُوهَا إِلَى الصَّلاَةِ صَدَقَةٌ، وَيُمِيطُ الأَذَى عَنِ الطَّرِيقِ صَدَقَةٌ».
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 2989]
المزيــد ...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit. Të gjykosh me drejtësi mes dy personave është sadaka. Të ndihmosh dikë të hipë në kafshë ose t'i ngjisë plaçkat dhe sendet është sadaka. Fjala e mirë është sadaka. Çdo hap që njeriu e hedh për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga është sadaka.”
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 2989]
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo musliman i rritur dhe i përgjegjshëm duhet të japë sadaka për hir të Allahut të Lartësuar çdo ditë, për aq nyje sa gjenden në kockat e tij, si akt falënderimi ndaj Allahut për mirëqenien që gëzon. Allahu i bëri kockat e njeriut me nyja që ai të jetë në gjendje t'i hapë dhe t'i mbyllë. Dhe kjo sadaka arrihet nëpërmjet të gjitha veprave të mira dhe nuk kufizohet vetëm me dhënien e pasurisë. Disa nga këto vepra të mira janë: Nëse gjykon me drejtësi midis dy personave që janë në konflikt me njëri tjetrin është sadaka. Nëse e ndihmon të paaftin të hipë mbi kafshë (mjet transportues) ose t'ia ngjisësh plaçkat dhe sendet lart, është sadaka. Fjala e mirë, qoftë dhikër (përmendje e Allahut), qoftë lutje, përshëndetje etj, është sadaka. Çdo hap që e bën për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga, prej së cilës dëmtohen të tjerët, është sadaka.