عن أبي موسى الأشعري رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«إِذَا مَرِضَ الْعَبْدُ أَوْ سَافَرَ كُتِبَ لَهُ مِثْلُ مَا كَانَ يَعْمَلُ مُقِيمًا صَحِيحًا».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 2996]
المزيــد ...

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 2996]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për mirësitë dhe mëshirën e Allahut. Kjo, se, nëse muslimani e kishte zakon të bënte vepra të mira sa ishte shëndoshë e vendas dhe i ka ndodhur ndonjë gjë, fjala vjen, është i sëmurë dhe nuk mund ta kryejë atë ose është i zënë me udhëtim, ose ndonjë justifikim tjetër, atëherë i shkruhet shpërblimi i plotë, sikur të kishte punuar sa ishte shëndoshë e vendas.

Mësime nga hadithi

  1. Mirësia e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij.
  2. Inkurajimi për të qenë të zellshëm në kryerjen e adhurimeve dhe shfrytëzimi i kohës kur jemi të shëndoshë dhe kemi kohë të lirë.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (68)