Kategoria:
+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«كُلُّ سُلَامَى مِنَ النَّاسِ عَلَيْهِ صَدَقَةٌ، كُلَّ يَوْمٍ تَطْلُعُ فِيهِ الشَّمْسُ تَعْدِلُ بَيْنَ الِاثْنَيْنِ صَدَقَةٌ، وَتُعِينُ الرَّجُلَ فِي دَابَّتِهِ فَتَحْمِلُهُ عَلَيْهَا أَوْ تَرْفَعُ لَهُ عَلَيْهَا مَتَاعَهُ صَدَقَةٌ، وَالكَلِمَةُ الطَّيِّبَةُ صَدَقَةٌ، وَكُلُّ خُطْوَةٍ تَمْشِيهَا إِلَى الصَّلَاةِ صَدَقَةٌ، وَتُمِيطُ الأَذَى عَنِ الطَّرِيقِ صَدَقَةٌ».

[صحيح] - [رواه البخاري ومسلم] - [الأربعون النووية: 26]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Për çdo nyje të trupit, sa herë që lind dielli, duhet të jepet lëmoshë. Të pajtosh dy persona është lëmoshë, ta ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij a t'ia vësh barrën mbi të është lëmoshë, fjala e mirë është lëmoshë, për çdo hap që e bën për të shkuar në namaz ka lëmoshë dhe për heqjen e pengesës nga rruga ka lëmoshë."

[Ky hadith është sahih] - [رواه البخاري ومسلم] - [الأربعون النووية - 26]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo musliman i rritur dhe i përgjegjshëm duhet të japë sadaka për hir të Allahut të Lartësuar çdo ditë, për aq nyje sa gjenden në kockat e tij, si akt falënderimi ndaj Allahut për mirëqenien që gëzon. Allahu i bëri kockat e njeriut me nyja që ai të jetë në gjendje t'i hapë dhe t'i mbyllë. Dhe kjo sadaka arrihet nëpërmjet të gjitha veprave të mira dhe nuk kufizohet vetëm me dhënien e pasurisë. Disa nga këto vepra të mira janë: Nëse gjykon me drejtësi midis dy personave që janë në konflikt me njëri tjetrin është sadaka. Nëse e ndihmon të paaftin të hipë mbi kafshë (mjet transportues) ose t'ia ngjisësh plaçkat dhe sendet lart, është sadaka. Fjala e mirë, qoftë dhikër (përmendje e Allahut), qoftë lutje, përshëndetje etj, është sadaka. Çdo hap që e bën për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga, prej së cilës dëmtohen të tjerët, është sadaka.

Mësime nga hadithi

  1. Struktura e kockave të njeriut dhe ndërtimi i tyre në një mënyrë të sigurtë, është një nga begatitë më të mëdha të Allahut të Lartësuar ndaj njeriut, kështu që për çdo kockë duhet të jepet sadaka në mënyrë të veçantë, që falënderimi për këtë mirësi të jetë i plotë.
  2. Inkurajimi për të ripërtërirë falënderimin çdo ditë që këto begati të jenë të vazhdueshme.
  3. Inkurajimi që veprat vullnetare dhe dhënia e sadakasë të bëhen çdo ditë.
  4. Vlera e pajtimit mes njerëzve.
  5. Inkurajimi që njeriu ta ndihmojë vëllanë e tij, sepse ky akt kondiserohet për të sadaka.
  6. Inkurajimi për të marrë pjesë në namazet me xhemat, për të shkuar në xhami në këmbë dhe gjallërimi i xhamive.
  7. Është detyrë që të respektohen rrugët e muslimanëve duke mënjanuar gjërat që i sheqëtësojnë apo dëmtojnë ata.
Përkthimi: Anglisht Urdu Indonezisht Bangalisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Emherisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Darisht Serbisht Taxhikisht Kinjaruandisht Hungarisht Çekisht الموري الولوف Azerisht Uzbekisht Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية
Shfaq përkthimet
Kategoritë
Më shumë