1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë

عن عمر بن الخطاب رضي الله عنه قال: إنه سمع نبي الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«لَو أَنَّكُمْ تَتَوَكَّلُونَ عَلَى اللهِ حَقَّ تَوَكُّلِهِ، لَرَزَقَكُمْ كَمَا يَرْزُقُ الطَّيْرَ، تَغْدُو خِمَاصًا وَتَرُوحُ بِطَانًا».

Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjjuar Profetin e Allahut ﷺ të thotë:
"Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë."

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Musnedi i Ahmedit - 205

Shpjegimi

Profeti ﷺ na inkurajon që të mbështetemi tek Allahu i Lartmadhëruar për sjelljen e gjërave të dobishme dhe për të larguar gjërat e dëmshme, në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë. Kjo, se nuk jep, as privon, as sjell dëm e as dobi askush përveç Allahut të Lartësuar. Gjithashtu na nxit t'i veprojmë shkaqet që i sjellin gjërat e dobishme dhe i largojnë gjërat e dëmshme, duke u mbështetur sinqerisht në Allahun. Kur e bëjmë këtë, Allahu na furnizon ashtu siç i furnizon zogjtë, të cilët dalin në mëngjes të uritur e pastaj kthehen në mbrëmje me barkun plot. Ky veprim i zogjve është një lloj shkaku për të bërë përpjekje për të kërkuar ushqim, e jo për të qenë pasivë e përtacë.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e mbështetjes (në Allahun) dhe se ajo është ndër faktorët më madhështorë për përfitimin e rizkut.
  2. Mbështetja (në Allahun) nuk bie në kundërshtim me marrjen e masave, sepse Profeti ﷺ njoftoi se mbështetja e vërtetë nuk kundërshtohet nëse dilet në mëngjes e në mbrëmje në kërkim të rizkut.
  3. Feja u kushtoi rëndësi veprave të zemrës, për faktin se mbështetja (në Allahun) është vepër e zemrës.
  4. Lidhja vetëm pas shkaqeve është mangësi në fe, ndërsa mosmarrja e shkaqeve është mangësi në mendje.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
FF Fulfulde الفولانية
IT Italiano الإيطالية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو