عَن ابنِ عباسٍ رضي الله عنهما أنَّ رسولَ اللهِ صلي الله عليه وسلم قال:
«لَو يُعطَى النّاسُ بدَعواهُم لادَّعَى رِجالٌ أموالَ قَومٍ ودِماءَهُم، ولَكِنَّ البَيِّنَةَ على المُدَّعِى، واليَمينَ على مَن أنكَرَ».

[صحيح] - [رواه البيهقي] - [السنن الكبرى للبيهقي: 21243]
المزيــد ...

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Bejhekiu] - [السنن الكبرى للبيهقي - 21243]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka sqaruar në këtë hadith se, nëse njerëzve do t'u jepej thjesht në bazë të pretendimit të tyre, pa dëshmi e pa prova, do të kishte njerëz të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, mirëpo pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi dhe prova për pretendimin që po bën, e, nëse ai nuk ka asnjë dëshmi, atëherë pretendimi i paraqitet të pandehurit, i cili, nëse e mohon, e ka për detyë të betohet dhe në këtë mënyrë ai (i pandehuri) fiton pafajësinë.

Mësime nga hadithi

  1. Ibën Dekik el-Idi ka thënë: "Ky hadith është një nga bazat e gjykimeve fetare dhe referenca më e madhe në rast të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve."
  2. Feja ka ardhur për t'i mbrojtur pasuritë dhe gjaqet e njerëzve nga abuzimi.
  3. Gjyqtari (kadiu) nuk vendos në bazë të njohurive të tij, por u referohet dëshmive dhe provave.
  4. Çdo pretendim që nuk mbështetet në provë të qartë është i papranueshëm, pavarësisht nëse ka të bëjë me të drejtat dhe marrëdhëniet midis individëve apo me çështjet e besimit dhe të diturisë.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (55)
Më shumë