+ -

عن عبد الله بن عمرو بن العاص رضي الله عنهما عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«الْكَبَائِرُ: الْإِشْرَاكُ بِاللهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ، وَقَتْلُ النَّفْسِ، وَالْيَمِينُ الْغَمُوسُ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 6675]
المزيــد ...

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 6675]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i sqaron mëkatet e mëdha, që janë ato, vepruesi i të cilave kërcënohet me një kërcënim të rëndë në këtë botë ose në botën tjetër.
1. Të bërët shirk (ortakëri) Allahut, që nënkupton kushtimin e çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut dhe barazimi i të tjerëve me Allahun në uluhijen (veçimin e Allahut me adhurim), rububijen (veçimin e Allahut me zotërim) dhe emrat e cilësitë e Tij.
2. Mosrespektimi i prindërve, që nënkupton çdo gjë që u shkakton lëndim prindërve, qoftë fjalë e vepër, qoftë lënie e bamirësisë ndaj tyre.
3. Vrasja e njeriut në mënyrë të paligjshme, bie fjala, vrasja në mënyrë të padrejtë.
4. Betimi i rrejshëm (zhytës), respektivisht betimi i bërë nga një person që është i vetëdijshëm për gënjeshtrën e tij. Quhet kështu (ar. gamus - zhytës), sepse e zhyt vepruesin e tij në mëkat ose në në Zjarr.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Për betimin e rrejshëm nuk ka kefaret (shpagim), për shkak të rrezikut dhe krimit të tij të madh, por për të duhet pendim.
  2. Kufizimi i përmendjes së këtyre katër mëkateve të mëdha në hadith është për shkak të peshës së rëndë të mëkatit të tyre, e jo për t'i kufizuar ato.
  3. Mëkatet ndahen në mëkate të mëdha dhe të vogla. Mëkat i madh konsiderohet çdo mëkat për të cilin ka dënim të kësaj bote, si: dënimet e paracaktuara (ar. hudud), mallkimi, kërcënimi për (dënim në) jetën e përtejme dhe kërcënimi për hyrje në Zjarr. Mëkatet e mëdha janë në nivele të ndryshme, disa prej të cilave janë më të rënda se të tjerat në ndalesë, ndërsa mëkatet e vogla janë të gjitha të tjerat jashtë mëkateve të mëdha.