عَنْ المُغِيرَةِ رضي الله عنه قَالَ:
كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ، فَأَهْوَيْتُ لِأَنْزِعَ خُفَّيْهِ، فَقَالَ: «دَعْهُمَا، فَإِنِّي أَدْخَلْتُهُمَا طَاهِرَتَيْنِ» فَمَسَحَ عَلَيْهِمَا.

Mugire ibën Shu'be (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Isha në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe u ula për t'ia hequr mestet, por ai më tha: “Lëri, se i kam mbathur duke qenë me abdes.” Kështu, ai u dha vetëm mes'h."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 206

Shpjegimi

Profeti ﷺ ishte në një udhëtim dhe mori avdes. Kur arriti te larja e këmbëve, Mugire ibën Shu'be (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i zgjati duart për t'ia hequr mestet që i kishte në këmbë Profetit ﷺ, për t'i larë ato. Profeti ﷺ i tha: "Lëri e mos i hiq, sepse këmbët i kam futur në meste duke qenë me abdes." Kësisoj, Profeti ﷺ u dha mes'h mesteve të tij, në vend që t'i lante këmbët.

Mësime nga hadithi

  1. Përligjja e dhënies mes'h mesteve është kur merret abdes nga papastërtia e vogël kuptimore (ar. el-hadeth el-asgar), ndërsa për larjen e tërësishme nga papastërita e madhe kuptimore (ar. el-hadeth el-ekber), patjetër duhen larë këmbët.
  2. Mes'hu (fshirja) bëhet një herë, duke e kaluar dorën e lagur mbi pjesën e sipërme të mesteve, e jo pjesën e poshtme.
  3. Për mes'hin mbi meste kushtëzohet që të vishen pas një abdesi të plotë, në të cilin i ka larë këmbët me ujë dhe që mestet të jenë të pastra, ta mbulojnë pjesën e detyrueshme të këmbës dhe mes'hu të jetë nga ndonjë papastërti e vogël kuptimore, e jo për shkak të xhunubllëkut ose diçkaje që e bën të detyrueshëm guslin (larjen e tërësishme të trupit). Po ashtu që mes'hu të jetë në kohën të përcaktuar fetarisht, që është një ditë e një natë për vendasin dhe tri ditë e tri net për udhëtarin.
  4. Çdo gjë që i mbulon këmbët, bie fjala, çorapet dhe gjëra të tjera, krahasohen me mestet, rrjedhimisht lejohet dhënia mes'h atyre.
  5. Në këtë hadith tregohet karakteri dhe mësimdhënia e mirë e Profetit ﷺ, sepse e ndali Mugiren që t'i hiqte mestet dhe ia shpjegoi arsyen se i kishte futur ato me avdes, që ta qetësojë dhe t'ia mësojë vendimin.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية