+ -

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«مَنْ يَقُمْ لَيْلَةَ الْقَدْرِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ»

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 35]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 35]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon për vlerën e Natës së Kadrit, e cila ndodhet në dhjetëshen e fundit të Ramazanit, dhe se ai që tregohet i zellshëm gjatë saj me namaz, lutje, lexim të Kuranit dhe dhikër (përmendje të Allahut), duke besuar në të dhe në atë që përmendet rreth vlerës së saj, si dhe duke shpresuar që përmes veprës së tij ta arrijë shpërblimin e Allahut të Lartësuar, e jo syefaqësi e reputacion, do t'i falen mëkatet e së kaluarës.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Natës së Kadrit dhe inkurajimi për ta gjallëruar me adhurim.
  2. Veprat e mira pranohen vetëm nëse qëllimi është i sinqertë.
  3. Mirësia dhe mëshira e Allahut, meqë atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen gjynahet e kaluara.