عَنْ عَائِشَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«تَحَرَّوْا لَيْلَةَ القَدْرِ فِي الوِتْرِ مِنَ العَشْرِ الأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ».
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 2017]
المزيــد ...
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte:
“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 2017]
Profeti ﷺ në këtë hadith ka inkurajuar që të jemi të zellshëm në kërkimin dhe përpjekjen për ta kapur Natën e Kadrit, duke shtuar veprat e mira. Ajo ka më shumë gjasa të jetë gjatë netëve tek të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit çdo vit, që janë: nata e 21-të, 23-të, 25-të, 27-të dhe 29-të.