+ -

عَنْ أَسْمَاءَ بِنْتِ أَبِي بَكْرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، قَالَتْ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِنِّي عَلَى الحَوْضِ حَتَّى أَنْظُرَ مَنْ يَرِدُ عَلَيَّ مِنْكُمْ، وَسَيُؤْخَذُ نَاسٌ دُونِي، فَأَقُولُ: يَا رَبِّ مِنِّي وَمِنْ أُمَّتِي، فَيُقَالُ: هَلْ شَعَرْتَ مَا عَمِلُوا بَعْدَكَ، وَاللَّهِ مَا بَرِحُوا يَرْجِعُونَ عَلَى أَعْقَابِهِمْ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6593]
المزيــد ...

Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë më thuhet: "A e di çfarë kanë vepruar pas teje? Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë).”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6593]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se në Ditën e Kiametit do të jetë te Hauzi i tij, në mënyrë që t'i shohë kush nga umeti i tij do të shkojë te Hauzi. Afër Profetit ﷺ disa njerëz do të pengohen, ndërsa ai do të thotë: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë i thuhet: "A e di se çfarë bënë ata pas teje? Pasha Allahun, ata e kthyen shpinën dhe e braktisën fenë e tyre, prandaj nuk janë prej teje e as prej umetit tënd."

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Mëshira dhe interesimi i Profetit ﷺ ndaj umetit të tij.
  2. Rreziku i kundërshtimit të asaj në të cilën ishte Profeti ﷺ.
  3. Inkurajimi për t'u kapur fort për Sunetin e Profetit ﷺ.