+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قال:
جَاءَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَسَأَلُوهُ: إِنَّا نَجِدُ فِي أَنْفُسِنَا مَا يَتَعَاظَمُ أَحَدُنَا أَنْ يَتَكَلَّمَ بِهِ، قَالَ: «وَقَدْ وَجَدْتُمُوهُ؟» قَالُوا: نَعَمْ، قَالَ: «ذَاكَ صَرِيحُ الْإِيمَانِ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 132]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Disa sahabë erdhën te Profeti ﷺ dhe e pyetën: "Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 132]

Shpjegimi

Një grup shokësh të Profetit ﷺ erdhën dhe e pyetën për gjëra të rënda që mendja po u shkonte për to, të cilat janë të rënda po të përmendeshin, sepse janë të shëmtuara dhe neveriten prej tyre. Profeti ﷺ u tha: "Kjo që e ndieni është imani i kulluar dhe bindja e sigurt, e cila ju shtyn ta parandaloni atë që shejtani e hedh në zemër dhe ta urreni që ta shqiptoni, si dhe ta konsideroni këtë gjë diç të rëndë e të madhe në shpirtrat tuaj. Shejtani nuk mund t'jua kontrollojë zemrat tuaja, ndryshe nga të tjerët, zemrat e të cilëve shejtani ua kontrollon dhe nuk kanë si të mbrohen kundër tij.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i dobësisë së shejtanit përballë besimtarëve, pasi ai është në gjendje vetëm t'u bëjë cytje (vesvese, e jo diç tjetër).
  2. Mosbesimi dhe mospranimi i cytjeve (vesveseve) që e ngacmojnë shpirtin, sepse ato janë nga shejtani.
  3. Cytja e shejtanit nuk e dëmton besimtarin, por ai duhet të kërkojë nga Allahu që ta mbrojë nga cytja e tij dhe të mos vazhdojë t'i kushtojë vëmedje kësaj.
  4. Muslimani nuk duhet të heshtë për gjërat që i shkaktojnë dyshime rreth fesë së tij, por duhet të pyesë për to.