عن عثمان رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«خَيْرُكُمْ مَنْ تَعَلَّمَ الْقُرْآنَ وَعَلَّمَهُ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 5027]
المزيــد ...

Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 5027]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani më i mirë dhe me shkallën më të lartë tek Allahu është ai që e mëson Kuranin: për ta lexuar, e memorizon, e lexon ngadalë dhe qartë, si dhe i mëson çështjet e fikhut dhe të tefsirit që lidhen me të, si dhe ua mëson të tjerëve njohuritë që i ka rreth Kuranit dhe i jetëson (urdhrat e tij).

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i madhështisë së Kuranit dhe se ai është fjala më e mirë dhe Fjala e Allahut.
  2. Mësuesi më i mirë është ai që i mëson të tjerët, e nuk mjaftohet vetëm me veten e tij.
  3. Mësimi i Kuranit për vete dhe mësimi i tij të tjerëve përfshin leximin, kuptimet dhe vendimet.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (63)