عَن أَبي مُوْسى الأَشْعريِّ رضي الله عنه قال: قال رسولُ اللهِ صلى اللهُ عليه وسلم:
«مَثَلُ الْمُؤْمِنِ الَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ الْأُتْرُجَّةِ، رِيحُهَا طَيِّبٌ وَطَعْمُهَا طَيِّبٌ، وَمَثَلُ الْمُؤْمِنِ الَّذِي لَا يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ التَّمْرَةِ، لَا رِيحَ لَهَا وَطَعْمُهَا حُلْوٌ، وَمَثَلُ الْمُنَافِقِ الَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ مَثَلُ الرَّيْحَانَةِ، رِيحُهَا طَيِّبٌ وَطَعْمُهَا مُرٌّ، وَمَثَلُ الْمُنَافِقِ الَّذِي لَا يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ الْحَنْظَلَةِ، لَيْسَ لَهَا رِيحٌ وَطَعْمُهَا مُرٌّ».
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 5427]
المزيــد ...
Nga Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Shembulli i besimtarit që e lexon Kuranin është si shembulli i qitros, e cila ka aromën e mirë dhe shijen e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël. Shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin është si shembulli i borzilokut, i cili ka aromë të mirë, por shijen e ka të hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i kungullit të egër, i cili nuk ka aromë, por dhe shijen e ka të hidhur.”
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 5427]
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur llojet e njerëzve lidhur me leximin e Kuranit dhe përfitimin prej tij:
Lloji i parë: Besimtari që e lexon Kuranin dhe përfiton prej tij. Ky besimtar është si fruti i qitros, i cili ka shije të mirë, aromë të këndshme, ngjyrë të bukur dhe vlera të shumta. Ai e lexon Kuranin dhe i sjell dobi robërve të Allahut.
Lloji i dytë: Besimtari që nuk e lexon Kuranin. Ky besimtar është si fruti i hurmës, i cili ka shije të ëmbël, por nuk ka aromë. Pra, në zemrën e tij ka besim siç ka ëmbëlsi në brendësinë dhe në shijen e frutit të hurmës. Por, ky besimtar duke mos e lexuar Kuranin nuk i qetëson njerëzit me leximin e tij, ashtu sikurse fruti i hurmës, që nuk ka aromë të cilën mund ta nuhasin njerëzit.
Lloji i tretë: Hipokriti që e lexon Kuranin. Ai është si borziloku, i cili ka aromë të këndshme, por shija e tij është e hidhur. Pra, hipokriti nuk e ka përmirësuar zemrën e tij me besim dhe nuk e ka zbatuar Kuranin. Megjithatë ai shfaqet para njerëzve si besimtar. Aroma e këndshme e borzilokut ngjason me leximin e Kuranit, ndërsa shija e tij e hidhur ngjason me mosbesimin e hipokritit.
Lloji i katërt: Hipokriti që nuk e lexon Kuranin. Ai është si kungulli i egër, i cili nuk ka aromë dhe shijen e ka të hidhur. Mungesa e aromës së kungullit të egër i përngjan mungesës së leximit të Kuranit. Ndërsa shija e tij e hidhur i përngjan shijes së hidhur të mosbesimit të hipokritit. Pra, brendësia e hipokritit është e zbrazët nga besimi, ndërsa e jashtmja e tij jo vetëm që nuk sjell dobi, por është edhe e dëmshme.