عَن أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا يَنْظُرُ الرَّجُلُ إِلَى عَوْرَةِ الرَّجُلِ، وَلَا الْمَرْأَةُ إِلَى عَوْرَةِ الْمَرْأَةِ، وَلَا يُفْضِي الرَّجُلُ إِلَى الرَّجُلِ فِي ثَوْبٍ وَاحِدٍ، وَلَا تُفْضِي الْمَرْأَةُ إِلَى الْمَرْأَةِ فِي الثَّوْبِ الْوَاحِدِ».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 338]
المزيــد ...
Nga Ebu Seid el-Hudriu (Allahu qoftë i këaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Dhe nuk bën që burri të futet në shtrat me një burrë tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë e as gruaja nuk bën të futet në shtrat me një grua tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë".
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 338]
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ka ndaluar që burri të shikojë pjesët intime të një burri tjetër, ose gruaja të shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër.
Pjesët intime janë ato pjesë të trupit që njeriu turpërohet kur ato zbulohen. Pjesët intime të burrit janë pjesët midis kërthizës dhe gjunjëve. Ndërsa trupi i gruas është i gjithi intim sa i takon burrave të huaj. E sa i takon grave dhe njerëzve të familjes, ajo mund të zbulojë përpara tyre ato pjesë që i zbulon zakonisht kur bën punët e shtëpisë.
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ndaloi gjithashtu që burri të rrijë në intimitet me një burrë tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dy lakuriq. Apo që gruaja të rrijë në intimitet me një grua tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dyja lakuriq. Ngase kjo mund të shpjerë në prekjen e pjesëve intime të tjetrit, gjë e cila është e ndaluar, siç është i ndaluar shikimi i pjesëve intime. Bile, prekja është më e rëndë se shikimi, ngase prekja shpie në pasoja më të rënda.