+ -

عن ابن عباس رضي الله عنهما قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«ما مِنْ أيَّامٍ العمَلُ الصَّالِحُ فيها أحبُّ إلى اللهِ مِن هذه الأيام» يعني أيامَ العشر، قالوا: يا رسُولَ الله، ولا الجهادُ في سبيلِ الله؟ قال: «ولا الجهادُ في سبيلِ الله، إلا رجلٌ خَرَجَ بنفسِه ومالِه فلم يَرْجِعْ من ذلك بشيءٍ».

[صحيح] - [رواه البخاري وأبو داود، واللفظ له] - [سنن أبي داود: 2438]
المزيــد ...

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes).” Të pranishmit e pyetën: “As xhihadi në rrugën e Allahut, o i Dërguari i Allahut?!” Profeti ﷺ ua ktheu: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”

[Ky hadith është sahih] - - [Suneni i Ebu Davudit - 2438]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se veprat e mira në dhjetëditëshin e parë të muajit dhul hixhe janë më të mira se ditët e tjera të vitit.
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e pyetën Profetin ﷺ për xhihadin në ditët e tjera përveç këtyre dhjetë ditëve se a është më i mirë apo veprat e mira në këto ditë, sepse tek ata ishte ngulitur se xhihadi është prej veprave më të mira.
Kështu, Profeti ﷺ iu përgjigj: "Veprat e mira në këto ditë janë më të mira se xhihadi në ditët e tjera, përveç atij që del në xhihad dhe e rrezikon jetën dhe pasurinë e tij për hir të Allahut, ku dhe e humb pasurinë e shpirti i del për hir të Allahut." Kjo është ajo vepër që ua tejkalon në vlerë veprave të mira në këto ditë të çmuara.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Kannadisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e kryerjes së veprave të mira në dhjetë ditët e (para të) dhul hixhes. Andaj, muslimani duhet t'i shfrytëzojë këto ditë dhe të shtojë vepra të mira në to, si: përmendja e Allahut të Lartmadhëruar, leximi i Kuranit, fjalët: Allahu ekber, la ilahe il-lallah, elhamdulilah, namazi, sadakaja, agjërimi dhe të gjitha veprat e devotshmërisë.
Më shumë