+ -

عن خَوْلَةَ بِنْتَ حَكِيمٍ السُّلَمِيَّةَ قَالتْ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ نَزَلَ مَنْزِلًا ثُمَّ قَالَ: أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ، لَمْ يَضُرَّهُ شَيْءٌ حَتَّى يَرْتَحِلَ مِنْ مَنْزِلِهِ ذَلِكَ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2708]
المزيــد ...

Havle bint Hakim Sulejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2708]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzon umetin e tij që të kapet dhe të kërkojë strehim të dobishëm, përmes të cilit mënjanohet çdo e keqe, prej së cilës frikësohet njeriu, atëherë kur të vendoset në një vend në tokë, qoftë në udhëtim, qoftë në piknik e të ngjashme. Pra, të kapet fort dhe të strehohet përmes fjalëve të Allahut, të cilat janë të përkryera në vlerën, begatinë dhe dobinë e saj, të cilat janë larg çdo të mete dhe mangësie, që ta ruajë Ai nga keqja e çdo krijese që përmban të keqen, kështu që ai është i sigurt në atë vend nga çdo gjë që dëmton, përderisa qëndron aty.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Kërkimbrojtja është adhurim, e ajo bëhet duke kërkuar mbrojtje përmes Allahut të Lartësuar, përmes emrave të Tij ose përmes cilësive të Tij.
  2. Lejohet kërkimbrojtja përmes Fjalës së Allahut, sepse ajo është një prej cilësive të Tij, ndryshe nga kërkimbrojtja përmes ndonjë krijese, kushdo qoftë, e cila është shirk.
  3. Vlera dhe begatia e kësaj lutjeje.
  4. Fortifikimi përmes dhikrit (përmendjes së Allahut) është arsye për ta mbrojtur robin nga të këqijat.
  5. Kërkimbrojtja përmes dikujt tjetër pos Allahut, bie fjala, prej xhinëve, magjistarëve, gënjeshtarëve e të tjerëve, është e kotë.
  6. Kjo lutje është e ligjësuar të thuhet kur dikush shkon dhe qëndron në ndonjë vend, qoftë kur është vendas, qoftë udhëtar.