+ -

عن أبي الهيَّاج الأسدي قال:
قَالَ لِي ‌عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ: أَلَا أَبْعَثُكَ عَلَى مَا بَعَثَنِي عَلَيْهِ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ؟ أَنْ لَا تَدَعَ تِمْثَالًا إِلَّا طَمَسْتَهُ، وَلَا قَبْرًا مُشْرِفًا إِلَّا سَوَّيْتَهُ.

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 969]
المزيــد ...

Ebu Hejaxh Esediu tregon
se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!"

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 969]

Shpjegimi

Profeti ﷺ i dërgonte shokët e tij që të mos linin asnjë statujë - që nënkupton figurën e dikujt a diçkaje - pa e hequr a rrafshuar.
Si dhe të mos lënë asnjë varr të ngritur, përveçse ta bëjnë rrafsh me tokën e të rrënojnë çdo ndërtim mbi varre, ose ta bëjnë në atë nivel që të mos jetë i ngritur shumë lart nga toka, por duke e ngritur rreth një pëllëmbe.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i pikturimit të qenieve të gjalla, sepse është mjet drejt idhujtarisë.
  2. Është e lejuar të largohet e keqja me dorë për atë që ka autoritet ose fuqi për ta bërë këtë.
  3. Profeti ﷺ ishte i kujdesshëm për t'i hequr të gjitha gjurmët e xhahilietit (kohës para se të vinte Profeti), si: imazhet (frymore), statujat dhe ndërtimin mbi varre.
Më shumë