+ -

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«حَقُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ خَمْسٌ: رَدُّ السَّلَامِ، وَعِيَادَةُ الْمَرِيضِ، وَاتِّبَاعُ الْجَنَائِزِ، وَإِجَابَةُ الدَّعْوَةِ، وَتَشْمِيتُ الْعَاطِسِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 1240]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 1240]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith disa detyra të muslimanit ndaj vëllait të tij musliman. Detyra e parë: kthimi i selamit ndaj atij që të ka dhënë selam.
Detyra e dytë: vizita e të sëmurit.
Detyra e tretë: përcjellja e xhenazes prej shtëpisë së të vdekurit deri në xhami, më pas deri në varreza derisa të varroset.
Detyra e katërt: përgjigjja ndaj ftesës, kur ta thërrasin për në gosti të martesës dhe të tjera.
Detyra e pestë: lutja për atë që teshtin e thotë: "Elhamdulilah", duke i thënë: "Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)", e më pas ai që teshtiu i thotë: "Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen)!”

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Madhështia e Islamit në pohimin e detyrave ndërmjet muslimanëve dhe në forcimin e vëllazërisë dhe dashurisë mes tyre.