+ -

عَنْ ‌أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ:
كَانَ أَهْلُ الْكِتَابِ يَقْرَؤُونَ التَّوْرَاةَ بِالْعِبْرَانِيَّةِ، وَيُفَسِّرُونَهَا بِالْعَرَبِيَّةِ لِأَهْلِ الْإِسْلَامِ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لَا تُصَدِّقُوا أَهْلَ الْكِتَابِ وَلَا تُكَذِّبُوهُمْ، وَقُولُوا: {آمَنَّا بِاللهِ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْنَا} [البقرة: 136] الْآيَةَ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 4485]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Ithtarët e Librit e lexonin Tevratin hebraisht dhe ua komentonin muslimanëve në arabisht." I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni, por: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin)...” (El Bekare, 136)

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 4485]

Shpjegimi

Profeti ﷺ e paralajmëroi umetin e tij që të mos mashtrohen nga ajo që ithtarët e Librit e transmetojnë nga librat e tyre, meqë gjatë kohës së Profetit ﷺ hebrenjtë e lexonin Tevratin në gjuhën hebraike, e cila ishte gjuha e hebrenjve, si dhe e komentonin atë në arabisht. Profeti ﷺ u tha: "Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni!" Kjo është për ato gjëra, që nuk dihet a janë të vërteta a gënjeshtra, për faktin se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar të besojmë në Kuranin që na është shpallur dhe në Librat që u janë shpallur atyre, përveçse ne nuk kemi mundësi të dimë nëse ajo që ata thonë nga ata libra është e vërtetë apo e pavërtetë, nëse nuk ka asgjë në legjislacionin (sheriatin) tonë, që e bën të qartë të vërtetën nga e pavërteta, e, kësisoj ndalemi: as nuk u besojmë, që të mos bëhemi ortakë me ta në atë që shtrembëruan, as i përgënjeshtrojmë; mbase është e vërtetë (ajo që thonë), kështu që po e mohojmë atë që jemi urdhëruar ta besojmë. Prandaj, Profeti ﷺ na urdhëroi të themi: "Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi.” (El Bekare, 136)

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Gojëdhënat e ithtarëve të Librit ndahen në tri lloje: një pjesë që pajtohet me Kuranin dhe Sunetin, kështu që i besojmë; një pjesë që bie në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin, që është e kotë, andaj e përgënjeshtrojmë; dhe pjesa e tretë, rreth së cilës nuk ka asgjë në Kuran dhe Sunet që tregon vërtetësinë ose pavërtetësinë e saj; kjo as besohet e as përgënjeshtrohet.