+ -

عَنْ ‌عَائِشَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهَا قَالَتْ:
تَلَا رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ هَذِهِ الْآيَةَ: {هُوَ الَّذِي أَنْزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ فَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاءَ الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاءَ تَأْوِيلِهِ، وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ إِلَّا اللَّهُ، وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِنْ عِنْدِ رَبِّنَا وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّا أُولُو الْأَلْبَابِ} [آل عمران: 7]. قَالَتْ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «فَإِذَا رَأَيْتِ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ فَأُولَئِكَ الَّذِينَ سَمَّى اللهُ، فَاحْذَرُوهُمْ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 4547]
المزيــد ...

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit, kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Ali Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruajuni prej tyre!”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 4547]

Shpjegimi

Profeti ﷺ e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Ali Imran, 7) Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregoi se Ai është që ia zbriti Profetit të Tij Kuranin, i cili përfshin ajete me kuptim të qartë, vendimet e të cilit janë të ditura e nuk ka pështjellime, e të cilat janë themelet e Librit dhe referenca e tij, respektivisht janë referencë kur ka mospajtime. Ka edhe ajete të tjera që bartin më shumë se një kuptim, kuptimi i të cilave disa njerëzve u përzihet, ose mendojnë se ka kontradiktë midis tyre dhe ajeteve të tjera. Më pas Allahu e sqaroi se si duhet të sillen njerëzit me këto ajete; kështu që ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, i braktisin ajetet e qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë, e i marrin ajetet jo krejtësisht të qarta, e që bartin disa kuptime, duke synuar me këtë të ngjallin dyshime dhe t'i devijojnë njerëzit, si dhe synojnë t'i interpretojnë sipas asaj që pajtohet me dëshirat e tyre, ndërsa ata që janë të palëkundur në dituri, e dinë se këto janë ajete jo krejtësisht të qarta, kështu që i kthejnë tek ajetet e qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë; u besojnë dhe besojnë se janë prej Allahut të Lartësuar, e nuk mund të pështjellohen ose të kenë kontradiktë mes vete, por vetëm ata me mendje të shëndoshë mund të marrin mësim. Pastaj Profeti ﷺ i tha nënës së besimtarëve, Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se, kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur në fjalën e Tij: "Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta", andaj ruajuni prej tyre e mos i dëgjoni!

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Ajetet muhkemat të Kuranit janë ato, domethënia dhe kuptimi i të cilave është i qartë, ndërsa muteshabihat janë ato që kanë më shumë se një kuptim dhe kanë nevojë për këndvështrim dhe të kuptuar (për t'i kuptuar drejt).
  2. Paralajmërim kundër shoqërimit me të devijuarit, bidatçinjtë dhe ata që hedhin dyshime për t'i mashtruar njerëzit dhe për t'i vënë ata në mëdyshje.
  3. Në fund të ajetit, në fjalën e Allahut të Lartësuar: "Këtë e kuptojnë vetëm mendarët", ka demaskim ndaj atyre që priren nga e pavërteta dhe ka lavdërim për të thelluarit (në dije). Pra, ai që nuk rikujtohet dhe nuk merr mësim, si dhe e ndjek egon e tij, nuk është prej mendarëve.
  4. Ndjekja e teksteve jo krejtësisht të qarta është shkak për devijimin e zemrës.
  5. Është obligim që ajetet jo krejtësisht të qarta, të cilave mbase nuk mund t'u dihet kuptimi, të kthehen tek ajetet e qarta.
  6. Allahu i Lartësuar disa ajete të Kuranit i ka bërë të qarta dhe disa jo krejtësisht të qarta, si sprovë për njerëzit, në mënyrë që besimtarët e vërtetë të dallohen nga njerëzit e devijuar.
  7. Fakti që në Kuran ka ajete jo krejtësisht të qarta e shpërfaq epërsinë e dijetarëve ndaj të tjerëve dhe është tregues se mendjet janë të mangëta, prandaj duhet t'u dorëzohen Krijuesit të tyre dhe ta konfirmojnë se janë të paafta.
  8. Vlera e të qenit i thelluar në dije dhe domosdoshmëria e qëndrueshmërisë në të.
  9. Komentuesit e Kuranint i kanë dy mendime për ndaljen te fjala "Allahu", tek ajeti: "Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu dhe ata që janë të thelluar në dijeni." Ata që ndalen te fjala "Allahu", shprehjes tevil ia japin kuptimin: njohja e realitetit të një gjëje, që Allahu atë dije e ka fshehur për Veten dhe që nuk ka mënyrë se si të perceptohet ajo, si çështja e shpirtit dhe Kiametit (se kur do të ndodhë). Që do ta kishte kuptimin: "Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu." Ndërkaq, të thelluarit në dije u besojnë atyre dhe realitetin e tyre ua lënë Allahut, kështu që dorëzohen dhe i pranojnë. Ndërkaq, ata që gjatë leximit vazhdojnë dhe nuk ndalen te fjala "Allahu", kuptimin do ta kishte: "Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu dhe ata që janë të thelluar në dijeni." Pra, shprehja tevil në këtë rast e ka kuptimin: shpjegim dhe qartësim. Rrjedhimisht, Allahu e di dhe e dinë edhe të thelluarit në dije, kështu që u besojnë atyre dhe i kthejnë tek ajetet e qarta.