عن جابر بن عبد الله رضي الله عنهما عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«كُلُّ مَعْرُوفٍ صَدَقَةٌ».

[صحيح] - [رواه البخاري من حديث جابر، ورواه مسلم من حديث حذيفة] - [صحيح البخاري: 6021]
المزيــد ...

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
"Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)."

[Ky hadith është sahih] - [رواه البخاري من حديث جابر ورواه مسلم من حديث حذيفة] - [Sahihu i Buhariut - 6021]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se çdo vepër e mirë dhe dobi për të tjerët, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, është sadaka (lëmoshë) dhe për të ka shpërblim.

Mësime nga hadithi

  1. Hadithi tregon se sadakaja nuk kufizohet në atë që njeriu e jep nga pasuria e tij, por çdo të mirë që e vepron një njeri (besimtar), e thotë ose ia ofron ndokujt tjetër.
  2. Ky hadith është inkurajim për të bërë mirë dhe çdo gjë që u sjell dobi të tjerëve.
  3. Mosnënçmimi i ndonjë gjëje të mirë, edhe po qe e paktë.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)