عن عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما أن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«الرَّاحِمُونَ يَرْحَمُهمُ الرَّحمنُ، ارحَمُوا أهلَ الأرضِ يَرْحْمْكُم مَن في السّماء».

[صحيح] - [رواه أبو داود والترمذي وأحمد] - [سنن أبي داود: 4941]
المزيــد ...

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."

[Ky hadith është sahih] - [رواه أبو داود والترمذي وأحمد] - [Suneni i Ebu Davudit - 4941]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ata që i mëshirojnë të tjerët, do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të Cilit përfshin çdo gjë, si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
Pastaj Profeti ﷺ urdhëroi të mëshirohen të gjitha krijesat e Tokës, qofshin njerëz, kafshë, zogj, qofshin lloje të tjera, ndërsa shpërblimi për këtë është se Allahu mbi qiejt e Tij do të mëshirojë.

Mësime nga hadithi

  1. Feja islame është fe e mëshirës dhe bazohet tërësisht në bindjen ndaj Allahut dhe mirësinë ndaj krijesave.
  2. Allahu i Lartmadhëruar është i cilësuar me mëshirë dhe Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, që e përcjell mëshirën te robërit e Tij.
  3. Shpërbimi është në varësi të veprës: të mëshirshmit do t'i mëshirojë Allahu.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (58)